Home » » Osho, madhështi e shkencës së botës së brendshme!

Osho, madhështi e shkencës së botës së brendshme!


Kush dhe çfarë është Osho sot është një mister, i cili reflekton pafundësinë e mistereve që karakterizojnë ekzistencën e qenieve njerëzore të cilat marrin nxitje jetësore dhe kuptime intime nga vizioni qe ai ka lënë për gjeneratat e ardhshme. Osho thotë: “Unë nuk kam asnjë biografi. Çdo gjë që mund të thuhet si biografi është padomethënie. Në çfarë dite ose vendi kam lindur, nuk ka asnjë rëndësi, ajo që ka vlerë është se çfarë jam tani, në këtë çast”. Në vendin ku ai zhvilloi aktivitetin e tij kryesor shkruhet: “Osho, asnjëherë i lindur, asnjëherë i vdekur, ka vizituar këtë planet nga 11.12.1931 deri 19.1.1990”. Qenia njerëzore fsheh në vetvete bërthamën e rinovimit,e domosdoshme për shpëtimin e saj dhe të planetit në të cilin ajo jeton si e tillë dhe kjo bërthamë është vetëdija. Osho është ai që arriti ti japë kësaj bërthame një formë të dukshme me fjalët e tij, duke arritur të transformojë fenë në një “shkencë të shpirtit”. Ai arriti ta bëjë këtë “shkencë të shpirtit” aktuale dhe e rilidhi me realitetin e njeriut të shekullit 20. Ai ofron me origjinalitet, pastërti dhe potencë një dritare të hapur për dimensionin e përsosur: Iluminacionin. Osho e ndihmon njeriun modern që të arrijë të kapë mesazhe që kapërcejnë çdo kufizim kultural ose fetar dhe bën të mundur për ne, perëndimorët, madhështinë e shkencës së botës së brendshme. Dija e tij na ofron intuicione themelore për të zgjidhur në rrënjë problemin e mungesës së identitetit që e torturon njeriun në kohët e sotme. Vepra e tij nuk është vetëm filozofike por gjithashtu praktike dhe aktuale, efikase dhe imediate. Dija e tij praktike dhe e thellë na ofron intuicione të përndritura dhe përgjigje konkrete për të shkuar në rrënjët e nervozizmit dhe patologjive psikike nga të cilat po vuan gjithnjë e më shumë shoqëria moderne. Meditacioni, thotë Osho, është liria e parë dhe e fundit e njeriut. Yoga dhe meditacioni nuk janë as fe as filozofi, nuk janë diçka mbi të cilën mund të arsyetohet. Meditacioni është ajo që ti duhet të ishe, është një çelës për të zbuluar misterin e ekzistencës. Meditacioni është i vetmi ilaç, prandaj braktisi problemet e tua dhe thjesht zhytu në meditacion. Osho rinovon dhe revolucionarizon traditat, kur shprehet se: “Arti i meditimit qëndron i gjithi këtu: si të jesh thellësisht aktiv; si të mos biesh në kaosin e të menduarit,dhe si të transformosh në vetëdije energjinë që rrjedh tek mendimet e tua”.Osho thotë:Njeriu e kthen helmin në nektar vetëm nëpërmjet dashurisë dhe dritës që i lulëzon në shpirtin e tij.Për të çdo njeri ka fenë e vet dhe çdo njeri gjithashtu sipas tij ka zotin e tij,zoti i tij  arrinë ti flasi kujtdo prej nesh madje edhe mua përmes zemrës në heshtje,a nuk është e mrekullueshme miq?
Një gamë e gjerë librash vijnë të përkthyera edhe në gjuhën Shqipe nga Osho siç mund të përmendim:
"Rruga e Dashurisë", "Burri dhe Gruaja","Intuita" "Tri shëndërrimet" Etj.Shumicën e tyre i kam lexuar personalisht dhe më kanë lënë një përshtypje të jashtëzakonshme lidhur me ngritjen shpirtërore dhe dritën tonë të brendshme siç e cilëson Osho të cilën neve e kemi brenda në shpirt por na duhet ta ndërgjegjësojmë vetveten për ta ndezur atë sepse vetëm përmes asaj drite mund të arrijmë tek ajo që Ky autor madhështor e quan "Shtëpia".Një shtëpi e cila nuk ka ngrohtësi dhe dashuri sipas autorit cilësohet si banesë ndërsa kur ka dashuri dhe mirqënie e cila sigurohet dhe buron nga dashuria vetëm atëherë konsiderohet shtëpi.

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS