Home » » "Depresioni ky krimb i mendjes që të merr Jetën"

"Depresioni ky krimb i mendjes që të merr Jetën"




Po dëgjojmë dita ditës lajme të kronikave të zeza se si ajo vajzë,grua apo ai djalë,burrë u vet-vra,u vet-helmua,u vet-var etj.Janë bërë të zakonshme tashmë nuk ka ditë që mos ti dëgjojmë.Por a nuk është mendja e pandërgjegjshme që i shkakton këto lloj vrasjesh?Apo ndoshta mungesa e durimit?Të dashur miq nuk jemi këtu as për ti bërë moral dikujt as për të shpjeguar se ç'është depresioni.

Kemi mundësi që ti ndihëmojmë njerëzit nga ana mendore dhe morale sa herë ndeshen me probleme apo vështirësi.Shpesh herë neve kemi nevoj që dikush të na dëgjoj pa na paragjykuar apo keq-gjykuar duke na dhënë qoftë edhe një përqafim pa na folur fare,po përse mos e bëjmë këtë kur e kemi në dorë?Përse duhet ti lëmë të tjerët të shkojnë drejt tragjikes nga një çast i vetëm dobësie?

Ne njerëzit jemi të përbërë nga ndjenja dhe mendime.Ahh Mendimet!Sa shumë ndikojnë ato tek ne,është e çuditshme se si mendimet shkaktojnë ndjenja qofshin ato pozitive apo negative.

Mendoj se ndaj etiketave,paragjykimeve apo qëllimeve të njerëzve për të na bërë keq duhet të tregohemi pakëz të ftohtë dhe mos ta lejojmë veten duke lëkundur gjendjen tonë shpirtërore dhe emocnionale thjesht nga një fjalë e thënë nga dikush që ndoshta nuk na njeh mirë,apo nuk na njeh për atë që jemi.

Jeta është shumë e bukura,çastet më të veçanta janë ato të vuajtjes sepse pasi përfundojnë ti fillon dhe buzëqesh sërisht,fillon ta duash edhe më tepër veten,duke i dhuruar asaj dashurinë e munguar përtej fjalëve edhe me veprime të vogëla që të japin ndjesi pozitive.

E shkuara?Është shumë e rëndësishme në jetën tonë por ngelet e shkuar nuk e kuptoj përse njerëzit ngelin tek rrënojat e saja kur janë të vetëdijshëm që nuk mund ta ndreqin dot atë sepse është diçka që ka kaluar duke lënë kështu pas dore edhe të tashmen e artë.Mijëra situata,mijëra raste,mijëra gjëra të mrekullueshme të presin tani në këtë çast miku im nëse arrin të shkëputesh nga e shkuara duke vërejtur përreth dhe brenda vetes tënde se ke më tepër energji pozitive nga sa mendoje dhe më tepër dashuri se sa urrjetje.Të lutem:'Mos e lër mendjen të ikë' është titulli i një autoreje të mrekullueshme shqipëtare Mirela Sula e cila na jep një mesazh shumë të qartë dhe domethënës:JETOJE JETËN TANI PA U NDIKUAR NGA ASGJË PËR TË TË PENGUAR PËR GJITHÇKA QË NDJEN ME GJITHË SHPIRT DHE MENDON SE DUHET TË BËSH.Më tej do të shtoja:Kujdesu për shëndetin mos e lër atë kurrë pas dore ujite siç ujit lulet ç'do ditë nga pakëz me dashuri dhe mirësi,zgjidh të mirën jo të keqen,zgjidh realizimin e ëndërrave jo heqjen dorë prej tyre,zgjidh të ndihëmosh njerëzit me anën njerëzore jo materiale sepse në fund të fundit jemi njerëz dhe jo Materiale...

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS