Home » » SHPRESOJ!!!!

SHPRESOJ!!!!



Jam përpjekur shumë për ti bërë gjërat më mirë për fëmijët e mi saqë i kam bërë më keq. Jam kujdesur shumë edhe për nipërit dhe mbesat. Doja që ata të dinin për rrobat e qepura me dorë dhe akulloren e bërë në shtëpi si dhe për sanduiçin pa mish. Shpresoja shumë.
Shpresoj që ta mësojnë përlujen duke u përulur, dhe të mësojnë për ndershmërinë duke u mashtruar. Shpresoj të mësojnë ta rregullojnë krevatin e tyre, të korrin barin para shtëpisë dhe të lajnë makinën e tyre. Shpresoj që askush të mos ju blejë makinë të re kur të jenë gjashtëmbëdhjetë vjeç.
Shpresoj që të paktën një herë, të shikoni të lindin qenushët e vegjël dhe të shikoni se si fle qeni i juaj i madh. Shpresoj tju nxihet syri duke u zënë për diçka që ju besoni. Shpresoj që ta ndani dhomën me vëllain e vogël. Nuk ka problem edhe nëse vendosni kufirin në mes të dhomës, por kur të dojë që të futet nën jorganin tuaj sepse ka frikë, shpresoj që ta lini.
Kur doni të shikoni një film që edhe vëllai juaj do që ta shikojë me ju, shpresoj ta lejoni. Në ditët me shi kur të keni nevojë që tju marrin me makinë, shpresoj të mos i thoni shoferit(mamit) tju lërë dy blloqe larg shtëpisë në mënyrë që shokët të mos ju shohin me të.
Nëse doni llastiqe, shpresoj që babai juaj tju mësojë se si bëhen në vend që tju blejë një palë të reja. Shpresoj të mësoni të gërrmoni një gropë ku të futeni dhe të lexoni një libër.
Nëse doni të mësoni të përdorni kompjuterin, shpresoj që ti ngulisni mirë në kokë. Shpresoj që të ngacmoheni nga shokët kur të filloni të pëlqeni një vajzë, dhe kur ti thoni mamit se keni mësuar se çfarë shije ka sapuni i fildishtë.
Shpresoj të çani pak gjurin kur të jeni duke u ngjitur në mal, të digjni dorën në sobë dhe tju ngjitet gjuha në parmakët e hekurta të ballkonit. Nuk ka problem nëse e provoni birrën një herë, por shpresoj të mos ju pëlqejë. Nëse një shok ju ofron një cigare hashash ose ndonjë lloj stimuli, shpresoj të kuptoni që ai nuk është shoku juaj.
Shpresoj shumë të gjeni kohë të uleni në verandë me gjyshin ose të shkoni për peshk me xhaxhain. Mund të mërziteni në një varrim dhe të kënaqeni kur të jeni me pushime. Shpresoj që mami tju ndëshkojë kur hidhni topin e futbollit në dritaren e komshijes dhe që tju përqafojë dhe tju puthë kur tju japë në duar një makinë me telekomandë për Krishtlindje.
Këto janë gjërat që shpresoj për ju – kohë të vështira dhe zhgënjime, shumë punë dhe lumturi. Sipas mendimit tim, është mënyra më e mirë për të vlerësuar jetën.

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS