Home » » BOTA KU NE JETOJMË

BOTA KU NE JETOJMË


Si funksionon bota me ju?
Në një botë të karakterizuar nga teknologjia dhe shpejtësia – a mendoni se ka vend për durim?
Në këtë artikull për ndikimet e teknologjisë, reporter i gazetës Republika e Arizonës E.J.Martini shkruan, “Teknologjia na ka bërë të padurueshëm. Nuk na pëlqen të pushojmë. Ose të kujtojmë. Ecim, ndalojmë, vrapojmë si garues zvarritës, duke lënë nga pas një re frushkulluese me pluhur historie, memorje, perspektive dhe njerëzish.” Si përgjigje ose reagim, autori Linton Ëeeks shkruan, “ Por teknologjia bën për ne atë që ne duam që të bëjë. Duam që ta bëjë çdo gjë shumë shpejt. Ne: afrojmë afatet. Hamë në fast-food. Mbajmë dieta një javore. Paguajmë dyfish për transportin e shpejtë. I biem borisë sapo semafori bëhet jeshil. Flasim fjalë e fjali shumë të shkurtra. I fillojmë gjërat por nuk i mbaro…”
A mos ndoshta duhet të fajësojmë padurimin tonë edhe për rritjen e jetës urbane? Duhet të jemi fansa të qytetit, të harlisemi në pasurinë dhe mjedisin e dendur të atij stimuli. Duhet të besojmë në mundësitë që jeta urbane na orfon për të gjallëruar dhe pasuruar kulturat. Ato persona që do të kenë qenë banorë të fshatrave dhe janë mësuar të ecin shumë për të shkuar në qytet, kanë qenë më energjik, dhe nëse do të banojnë në qytet energjia do tju shterohet.
Në ditët e mira, shumë njerëz përpiqen të praktikojnë durimin, kuriozitetin dhe ndershmërinë – tre emocionet që ushqejnë mirëqenien tuaj – dhe zhvendosin reagimet negative ndaj stimulit të jashtëm. Në ditët e pushimit, mund të shkojnë në një park (nëse ka) ose në një kafe “të qetë” për tu furnizuar me energji, qoftë edhe për pesëmbëdhjetë minuta.
Edhe nëse jeta në qytet mund të ketë shumë përfitime, studimet po tregojnë se si qytetet mund të ndikojnë trurin tuaj, veçanërisht memorja dhe vëmendja. Një studim i bërë nga universiteti i Miçiganit në vitin 2008, tregoi që thjesht disa minuta ecje në rrugët e mbipopulluara të qytetit ndikojnë edhe në aftësinë për tu përqëndruar.
Psikologia dhe drejtoresha e Laboratorit për Kërkimet Neurologjike të Meditimit në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts Prof. Doktor Sara Lazar, thekson, “ Në rrugët e mbipopulluara të qyetetit, është ndoshta më përshtatëse të përqëndroheni më pak. Nëse përqëndroheni për një kohë të gjatë në diçka, mundet të mos shikoni një makinë që ju vjen anash ju godet.” Ndërsa vëmendja dhe kujtesa mund të ndikohen nga shumë faktorë. Studimi tregon rolin e sistemit të vëmendjes vullnetare, si pjesë e trurit që na lejon të përqëndrohemi pavarësisht shpërqëndrimeve. Disa njerëz që vuajnë nga lodhja e vëmendjes direkte mund të përjetojnë ndjenja afat-shkurtra shpërqëndrimi të dukshëm, padurim dhe harresë.
Studimet tregojnë që qoftë edhe 20 minuta qëndrim në një mjedis të qetë dhe të gjelbër mund të ndihmojnë që truri të përmirësohet nga streset e qytetit. Edhe dhomat me pamje nga një natyrë e gjelbër ndikojnë shumë që pacientët e një spitali të shërohen më shpejt.

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS