Ekziston hipoteza se ndoshta gjuha shqipe mund ta deshifrojë gjuhën etruske
Populli etrusk mund të cilësohet si një nga popujt më të lashtë dhe më enigmatik të historisë së vendit tonë.Origjina,kultura dhe gjuha e tyre mbeten sot si një kod i padeshifruar ende.Supozohet se rreth tremijë vjet më parë ata u shfaqën në brigjet tokësore.
Një e çarë mendohet se do të hedhë në dritë misterin e tyre të lashtë dhe të padepërtueshëm.Një kanal në atë pjesë të tokës të cilët etruskët e vjetër e cilësonin si të shenjtë.Flitet për rrugën minerare ciklopike të tyre,një kanal shumë i thellë i cili është hapur me anë të çekiçëve dhe daltave të tyre shumë të vogla.
Duke vëzhguar këto punime vetvetiu të lind pyetja se për çfarë mund të shërbenin këto punime madhështore.Përse çdo rrugë minerare të çon në një mekropol?Përse hapje të varreve të lashtë dalin nga muret në mënyrë të vazhdueshme?
Përse disa ndërtesa janë ngritur në afërsi të këtyre kishave?Si është e mundur që edhe në ditët e sotme ka njerëz të cilët besojnë në fuqinë e tyre të veçantë,dhe festojnë brenda tyre me ritet spirituale?Misteri etrusk mund të shpjegohet në ritet dhe në mitet e tyre.
Perëndesha Unu
Ishte Uni,toka mëmë,perëndesha e madhërishme për etruskët.Arti etrusk,tokësor,dhe përtej imagjinatës tokësore,frymëzohej në mënyrë të thellë nga fryma e saj e shenjtë.Mbreti i parë Tarkun,sipas legjendës,mori disa këshilla të shenjta nga një krijesë e mbinatyrshme e cila mbiu nga dheu,Tages,një djalosh me zë plaku.
Përpara se të kthehej sërisht në brendësi të tokës,Tages,U jep 12 Lukumoneve (Priftërinj Etrusk) dhe Takunit librat Akeronetike: tekste të shenjtë në të cilën bëhej fjalë për kalimin e shpirtrave përtej lumti të Adiles,në drejtim të perandorisë së nëndheshme të Hadit dhe Persefonit.
Rruga drejt fundit ishte libri etrusk i të vdekurve.Sipas etruskëve në nëntokë egzistonte një hyjënij e shpërndarëse e forcës dhe e dijes.Pra rrugët minerare duhet të jenë pasazhe rituale,shtigje të shenjta që lidhin shpirtrat e të gjallëve me ato të të vdekurve.
Thellësia e madhe ka shërbyer si kontakti më i afërt midis nëntokës dhe asaj që etruskët e quanin burimi i drejtpërdrejtë i fuqisë së shenjtë.Lind pyetja se si zhdukja e këtij populli të lashtë lidhet me këtë hipotezë.Mbi bazën e projektit të rrugëve të shenjta,tregon se si shpërndarja e tyre i bindej një skice të madhe gjometrike.
Qendra gjeografike,në të cilat shkonin të gjitha këto rrugë quhej liqeni i Bolsenës,liqeni vullkanik më i madh i Europës.Rrotull liqenit shtrihet Fanum Voltumnae,pylli më i shenjtë dhe më i rëndësishëm Etrurias,i cili i dedikohet perëndeshës së ujit.Liqeni u përzgjodh nga priftërinjtë si omfalos,që do të thotë "Kërthizë e shenjtë e qytetërimit Etrusk".Lukumonet mblidheshin dy herë në vit,për të festuar bashkimin shpirtëror të popullit etrusk.
Dy ishujt,Mantana dhe Bizentina dalin në qendër të liqenit.Bizentina konsiderohet nga etruskët si ishulli i shenjtë,zemra e vërtetë shpirtërore dhe gjeografike e të gjithë popullit etrusk.
0 comments:
Post a Comment