Jam ulur në bregun e detit dhe po dëgjoj dallgët lozonjare që përplasen butësisht në shkëmb.Ashtu si valët mendimet e mia rrjedhin ngadalë duke pastruar shpirtin nga ndotjet.Ndotje që i hedhin njerëzit pa kurfarrë përgjegjësie.
Për një çast mendjen e ndala dhe e përqëndrova vëmendjen tek djelli,sa i mrekullueshëm ishte plotë gjallëri dhe ngrohtësi saqë më shkriu si me magji akujt e brengave të mia.Ahh sa shumë brenga që paska kjo jetë por në një cep të natyrës ku qenia bëhet një me gjithësinë i vetmuar nga gjithçka por jo nga vetvetja të gjitha brengat mundesh ti largosh qofshin ato të rënda apo të lehta.
Pak më tutje vërejta disa delfina që po vallëzonin këngët e dashurisë dhe të jetës,kërcenin aq bukur saqë dhe qielli i madhërishëm dhe i pastër si kristali i kishte zili.Pranë detit në aty në sipërfaqen e tij disa pulëbardha po shikonin të kapnin ndonjë peshk si ushqimin e ditës.U ndjeva keq për pak çaste sepse të gjitha gjallesat duhet të jetojnë çfarë faji kanë peshqit që të gëlltiten nga pulëbardhat?Por më pas mendova: Mos u dëshpëro sepse ligji i egzistencës thotë që disa qenie hanë qenie të tjera.E vetmja qenie që nuk ha është njeriu.Deri diku kjo është e vërtetë,njeriu nuk të ha fizikisht por të brengos,të fyen,të bën të vuash,të tradhëton,të poshtëron,të shfrytëzon dhe kjo është kafshim i ngadaltë që ka helm të rëndë dhe të bie drejtpërdrejt në shpirt.
Ahh shpirti sa e adhuroj,është ajo gjë që çmoj më tepër për të mos e ndotur,prandaj më ndodh shpesh të rri i vetmuar,sepse në vetmi arrij ta pastroj atë nga ndotjet e egoizmit njerëzor.
0 comments:
Post a Comment