Temri njeri modern nënkupton njerëzit që ecin me kohën apo njerëzit që arrijnë të shkëputen nga paragjykimet e së shkuarës ato të cilat ndikojnë negativisht në shoqërinë dhe kulturën tonë.
Gjithmonë më habit fakti se si shumica e njerëzve temrin e modernizimit e konceptojnë si mënyrë sjelljeje dhe veprime të pakontrolluara dhe të shthurura,të bëra madje në mënyrë të fshehtë nga prindërit fenomen ky që prek ndjeshëm moshat e reja kryesisht.
Me sa kemi vënë re të gjithë dhe jemi pjesë e një realiteti të hidhur por premtues do të thoja njerëzit termin e modernizimit e barazpeshojnë me shthurje.Pra të jesh moderne sot për një vajzë por dhe për shumicën dërrmuese të djemëve dhe meshkujve do të thotë të jesh njeri i shthurur të mos kesh edukatë,të veprosh në mënyrë të çrregullt,të vishesh me veshje pubesh edhe në vende serioze përfshirë këtu punën,shkollën,apo vende të tjera.
Nga ky argument i thjeshtë i logjikës natyrshëm lind pyetja:Mos vallë baza e shthurjes së familjeve vjen pikërisht nga fenomeni i modernizimit?Disa ekspertë i shkojnë edhe më tej këtij argumentimi duke theksuar se burimi i të gjitha të këqijave dhe depresioneve është ana ekonomike.Ndërsa unë personalisht mendoj se nuk është realisht ajo,mendoj se shkaku i të gjitha të këqijave është shthurja dhe shmangia e shpirtit Njerëzor tek familjet dhe pjestarët e saj përfshirë këtu të gjitha elementet e vegjël që e zbehin së tepërmi konceptin Human.
Thonë se jetojmë në botën e interesit ja një tjetër koncept tjetër i gabuar,kur lindëm nuk u mbrujtëm nga interesi por nga dëshira e mirë dhe Dashuria forca vitale e jetës që e ndjek njeriun për çdo fazë të tij.Atëher përse kjo forcë vitale kthehet në një gjë kaq të vogël dhe të ulët për ta kalbur shpirtin siç është Interesi?
Migjeni ka thënë:Ahh sikur të kisha një gursht të fuqishëm ti bi mu në zemër malit që sbën zanë.Morali është tepër domethënës dhe i goditur por një gjë është e sigurtë për aq kohë sa e gjithë shoqëria të ketë vetëm elemente të dominuara nga ngrimcat shpirtërore të interesit nuk kemi për tu emancipuar ndonjëherë.Baza e gjithçkaje është familja,nëse familja i rikthehet edhe një herë traditës që na kanë lënë të parët tonë vetëm atëherë ndoshta do të arrijmë ti rikthehemi modernizimit të shëndoshë dhe jo atij të krimbur prej interesit.
0 comments:
Post a Comment