Home » » Shfaqjet Mariane: po sikur te ishte teknologji aliene?

Shfaqjet Mariane: po sikur te ishte teknologji aliene?



Binomi ufologji dhe fe eshte kthyer ne mode. Kisha kohet e fundit ka deshmuar nje hapje te konsiderueshme ndaj hipotezes jashtetokesore. Ne fakt per aq sa mund te duket e çuditshme ne syte e profaneve, feja dhe alienet kane qene frut i nje studimi krahasues mes tyre dhe ky fakt eshte gjeresisht i dokumentuar.
Disa mendojne se pas shfaqjeve mariane (shembelltyres se Maries), hipoteza keto te mbeshtetura nga deshmi, filmime, fotografi, matje instrumentale te anijeve klasike aliene, te shfaqura gjate shfaqjeve mariane.
Rasti me i famshem eshte ai i Fatimes. Ne 1917, ndersa Lufta e Madhe pergjakte Europen, ne Fatima, nje fshat ne rajonin e Leirias rreth 60 milje nga Lisbona (Portugali), ndodhen nje seri faktesh qe ne periudhe te shkurter paten nje rendesi per karakterin e tyre ne dukje mrekullues per autoritet e kishes. Ufologet u interesuan ne veçanti per “Mrekulline diellore”.
Gjithçka kaloi ne histori si “shfaqjet e Fatimas”… po sikur te kishte patur diçka tjeter?
Dy studiues, Fernandes dhe D’Armada, sugjerojne nje version shpjegues te tyren mbi fenomenin Fatima sipas pikepamjes ufologjike, duke nenvizuar analogjine e fenomeneve te vezhguar ne Fatima dhe fenomeneve UFO.
Ky eshte “shpjegimi” i dhene nga dy studiuesit portugeze:


Faza e pare.
Nje “re” e veçante shfaqet ne qiell, qe vjen nga lindja. Nga ajo, brenda se ciles fshihet nje anije-meme, leshohet ne mes te drejtimit lindje dhe jug (pozicion ku ndodhet Dielli) nje glob i argjendte, nga e cila del nje rreze drite e cila transporton entitetin qiellor deri ne pemen e vogel.
Faza e dyte.
Ndersa zhvillohet dialogu midis vegjenteve dhe “Zonjes”, njerezit vezhgojne me intervale prej 3 ose 4 minutash globin e argjendte qe duket e zhduket ne “re”.
Faza e trete.
Me te mbaruar dialogu, Entiteti “terhiqet” me te njejten procedure qe u dergua, dhe hyn serish ne globin e argjendte. Atehere “reja” zhvendoset ne qiell deri ne pozicionimin e saj perpara Diellit. Nje nga deshmimtaret thote se ka pare nje “shkalle” ne afersi te yllit:spontanisht, ai pershkruan ate qe ne fakt eshte anija-meme, pra nje UFO ne forme “cigareje” me dritare ne forme oblo (te rrumbullaket ose vezake).
Faza e katert.
Duke ardhur nga anija, e cila kontrollon te jithe fenomenin, UFO-t fillojne te shperndajne rete qe rrethojne Diellin, veçanerisht ato ne kuote te ulet dhe te mesme. Fillon shiu. Masa e reve, e ndriçuar here pas here nga rreze drite qe depertojne nder to, çahet duke lene te duket nje disk fluturues, ndoshta i njejti qe u pa me pare.
Faza e peste.
Ky disk apo glob shkeputet nga sfondi i qiellit pergjate vertikales Diell-Cova da Iria (vend ku mblidhen pelegrinet), dhe fillon dhe vertitet sipas levizjeve qe deshmojne njerezit e ndryshem.


Faza e gjashte.
Disku ulet deri afer 30 metra nga toka, gjithmone duke ruajtur trajektoren jug-veri, dhe leshon mbi turmen e njerezve valen e ngrohtesise e cila u than rrobat dhe token dhe provokon sherimin e disa prej te semureve.
Faza e shtate.
UFO-ja ringrihet ne kuote dhe rimerr shkelqimin e tij; ndoshta behet dhe i padukshem, nese do te pranojme deshmite e disa personave qe besojne te kene pare, brenda tij, disa krijesa qe duken sikur pershendetin njerezit.
Faza e tete.
Pseudo-Dielli rifutet brenda anijes-meme, qe largohet nga vertikalja e Diellit te vertete.
Floke Engjelli.
Duhet thene qe perpara ketij episodi ne fazen e peste ndodh diçka tjeter.



Nje fenomen vertet “i habitshem” ne prezencen e mbi 20.000 personave, menjehere pas kalimit te globit te drites u verifikua nje “shi” i perbere nga pjeseza te imeta ne ngjyre te bardhe te ngjashme me floket e debores te cilat u shkrine ne ajer para se te preknin token. Nje fenomen ky qe u quajt i mistershem ose sidoqofte me karakter hyjnor, por qe sot fale studimit te fenomenit UFO eshte klasifikuar me termin e flokeve te engjellit ose bambaxha silicea (e perbere nga silici) qe haset shpesh me kalimin e UFO-ve (mund te kerkoni ne internet dhe do te gjeni shpjegime te shumta, qe nga teknologjia per modifikimin e atmosferes tokesore nepermjet eksperimenteve ushtarake, tek ajo e UFO-ve). Analogjite ketu behen dhe me te thella.
“Femijet bionde” te Magonias
Perpara 1917-es dhe pas saj, krijesat e vogla qe kane fuqi mbinatyrore jane te shpeshte ne kujtesen e popujve qe, vazhdimisht, i fusin ne mitologjine popullore, ku racionalia transformohet dhe behet nje mesazh simbolik, te shifruar. Ne kete menyre behet e veshtire te krahasohen krijesat e vogla qe vijne nga tregimet ufologjike, me tipare pak a shume teologjike, dhe krijesave qe bejne pjese ne ate qe Jacques Vallée quan “Magonia”, nje univers aq i papritshem sa dhe universet e tjera te mundshme, te pergjegjshem per UFO-t e diteve tona. Te pakten, per tani, duke ju rikthyer Vallée-s, shohim se ai i ndan xhuxhet e tij ne dy kategori: krijesat e zeza identike me shkurtabiqet mesjetare dhe krijesat e elf-eve qe pershkruhen ne mesjete dhe “tregimeve te zanave” te pranishme ne te gjitha mitologjite e popujve te ndryshem. Per dy studiuesit portugeze ky stereotip, biond dhe telepatik, sjell ne kujtese dhe nje figure tjeter mitologjike te mesjetes: Oberoni, nje krijese e ngjashme, i pershkruar nga Alfred de Vigny. “Ishte i bukur si dielli i veres, telepatik (duke qene se ishte i afte te lexonte mendimet) zhvendosej menjehere dhe nuk plakej. Edhe “Lutino”, nje krijese e vogel, pershkruhet neper legjenda si nje krijese me “floke bionde te bollshem”.
Vete arkeologjia na jep prova te metejshme te egzistences se tij ne rrenojat e Amerikes latine, pikerisht ne Kuzko (Cuzco), ne Peru (nje nga vendndodhjet e preferuara nga UFO-t). Ne te njejten zone, ne 20 gusht 1965, vihen re disa xhuxha, ndersa dalin nga nje objekt ne forme disku. Nga ana e tij, guvernatori i Santa Barbara-s – gjithmone ne Peru – deklaroi solemnisht se kishte pare dy krijesa te vogla, ndersa ecnin ne debore, ne shtator te vitit 1965. U zhduken me pas midis nje zhurme shurdhuese. “Stereotipi i “femijes” biond – afermojne autoret – qofte ky xhuxhi i folklorit, apo krijese e tipit te pare apo i ngjashem me njeriun, perseritet ne kohe pergjate gjithe epokave. Fatima nuk eshte e panjohur as atje dhe nuk kemi nevoje te  dalim nga kontinenti yne per te gjetur ngjashmeri. Mjafton te degjosh ate qe thone banoret e Malcata-s, ne provincen e Sabugal-it. Atje, Ne vend te “femijeve bionde” gjenden zeshkanet magjike te cilet luajne ne bregun e lumit Côa. Krijesa te vogla qe, sipas tregimeve lokale, ishin “te mrekullueshem” dhe prezenca e tyre kuptohej si paratheni e nje pasurie te madhe ne nentoke. Ne kete pershkrim te shkurter te shfaqjeve, te krijesave ndoshta me teper imagjinare se sa reale, mbetet e pandryshuar pngjashmeria midis Oberon-it, “zeshkanit” te Malcata-s dhe “femijes biond” te Fatima-s. Krijesa keto ndoshta te nje bote tjeter, por shume konkrete ne veçorite e tyre. “Jo njerezore” per njerezit? Nuk e dime. Por shume me afer nesh se sa ç’mund te mendojme. Pra, “femija” i Karolines nuk mund te perfaqesoje tejter veçse nje prove te egzistences se te pa-identifikuarve dhe prezences se tyre ne Fatima”.

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS