Home » » Tortë me Ananas dhe Karamele!Përbërësit dhe mënyra e përgatitjes...

Tortë me Ananas dhe Karamele!Përbërësit dhe mënyra e përgatitjes...


Përbërësit:
150 gjalpë
1 e ½ filxhanë sheqer
3 vezë
1 filxhan qumësht
3 filxhanë miell
1 qeskë maja për ëmbëlsira
1 grimcë kripë
1 kavanoz komposto ananasi

Për karamelin:
2 filxhanë sheqer
½ filxhanë ujë
Përgatitja:
Shkrijmë gjalpin, e përziejmë me sheqerin, vezën, qumështin dhe pak nga pak shtojmë miellin me majanë e kripën. Në një enë nxehim sheqerin me pak ujë dhe presim sa shkuma nga e bardhë të marrë ngjyrë paksa të kuqërremtë: tani karameli është gati.
E hedhim karamelin ende të nxehtë në një tortierë të lyer me gjalpë. Shpërndajmë mbi të, fetat e ananasit, pastaj i mbulojmë fetat e ananasit me brumin e tortës. E pjekim në furrë me 180 gradë për 35-40 minuta. Kujdes: e përmbysim tortën menjëherë, sapo e nxjerrim nga furra, përndryshe karameli i ftohur do të ngurtësohet në toriterë dhe torta do të prishet.

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS