Home » » Benitez drejt Gjermanisë!

Benitez drejt Gjermanisë!


Shalke konfirmon interesimin për Benitezin, gati kontrata. Klubi i Shalkes i ka bërë një ofertë Rafael Benitezit, që të marrë drejtimin e këtij klubi, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Lajmi është konfirmuar nga mediat gjermane, sipas të cilave, Shalke ka bërë hapa para në kontaktet me spanjollin që aktualisht drejton Çelsin. Spanjolli ka pasur një sezon me luhatje në Angli, ku nuk është pritur mirë nga tifozët londinezë, të cilët kanë kërkuar vazhdimisht largimin e tij nga drejtimi i skuadrës. Ndonëse ai ka deklaruar se kampionati anglez do të ishte zgjedhja e parë pas largimit nga Çelsi ku është trajner i përkohshëm, Bundesliga gjermane është kthyer në një nga destinacionet e preferuara të trajnerëve të njohur falë rritjes së ndjeshme që ka pësuar futbolli në këtë vend.
Shalke do t’i ofrojë Benitezit mundësinë të punojë me një plan afatgjatë, duke pasur mbështetje të fuqishme financiare dhe një stadium mëse miqësor prej 61 mijë vendesh, që rrallëherë ka vende bosh. Klubi aktualisht drejtohet nga trajneri i përkohshëm, Jens Keller, i cili mori drejtimin në dhjetor, pas shkarkimit të Hub Stivens. Por ai ka arritur që të drejtojë skuadrën me sukses drejt një vendi të katërt që garanton pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm, një turne në të cilin Benitez ka kaluar periudhën më të suksesshme të karrierës së tij në drejtimin e Liverpulit.


0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS