Home » » Çiljeta denoncon Profilet false në Facebook në emrin e saj!

Çiljeta denoncon Profilet false në Facebook në emrin e saj!

Klikoni Foton ose Txt me Portokalli:

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, disa ditë më parë ka bërë një denoncim në polici për krimet kibernetike. Ajo kërkon që policia të identifikojë autorët e profileve false, të cilët flasin në emër të saj.

“Janë rreth 350 profile në emrin tim, dhe 40 faqe fansash në ‘Facebook’. Asnjëra prej tyre nuk administrohet nga unë. Më ka shqetësuar sidomos një ‘fun page’, i cili merr çdo foto timen dhe të djalit dhe i poston. Në këto foto bëhen komente nga më të ndryshmet dhe kjo gjë nuk më pëlqen. Veç kësaj, personi që e ka hapur këtë faqe, u flet njerëzve në emrin tim. Bëra denoncim në polici, dhe më premtuan se do të identifikohen autorët dhe do të dënohen me masat përkatëse, qoftë edhe me burg”, - tha Çiljeta në një prononcim për suplementin “Bluetooth”.
Krimet kibernetike sot në Shqipëri dënohen deri në disa vite burg. Këngëtarja është e vendosur t’i shkojë kësaj çështjeje deri në fund, që autorët të dënohen.

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS