Home » » Messi: Kam kohë pa folur me Guardiolën!

Messi: Kam kohë pa folur me Guardiolën!


Leo Messi rrëfeu në një intervistë për “El Grafico” se nuk ka komunikuar me Pep Guardiolën, që prej largimit të trajnerit nga Barcelona, ndërsa pohoi se kurrë nuk ka folur me Johan Cruyff.

Në lidhje me mundësinë e uljes së Guardiolës në stolin e kombëtares argjentinase, Messi tha se e shikon të pamundur këtë, pasi do të ishte e vështirë të pranohej një trajner i huaj në krye të ekipit përfaqësues. Ylli i Barçës u shpreh i sigurt se Argjentina do të triumfojë në Botërorin 2014 dhe theksoi se ai nuk luan për të thyer rekordet.

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS