Home » » Tiranë, burri ‘kanibal’ kafshon ish-bashkëshorten!

Tiranë, burri ‘kanibal’ kafshon ish-bashkëshorten!


Burri shfaq shenja kanibalizmi ndaj ish-gruas. Ngjarja e rrallë është shënuar në mes të muajit Prill, në zonën pranë Varrezave të Sharrës në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka kafshuar për arsye xhelozie gruan S.E, e divorcuar prej tij.
Sipas policisë, 52-vjeçari N.V e ka dëmtuar në pjesë të fytyrës ish-gruan e tij me pretendimin që ajo të mos kishte mundësi të lidhej me njeri tjetër. Burri e ka kafshuar në buzë, qafë dhe vesh ish-bashkëshorten me inicialet S.E e lindur në Dibër e banuese në Tiranë, mandej duke i këputur dhe lëkurë dhe mish.
Më pas e ka lënë të shtrirë në tokë dhe është larguar në drejtim të paditur për t’u arrestuar para pak ditësh nga policia e Tiranës.
Ish-bashkëshortja ndërkaq është në spital ku po kuron plagët nga ish-burri. Policia e ka marrë në mbrojtje pas një urdhër-mbrojtjeje.
Duket se historia e ish-bashkëshortëve ka qenë e dhunshme prej kohësh.
Mësohet se një vit më parë gruaja kishte përfituar një urdhër-mbrojte që ish-i shoqi të mos i afrohej banesës së saj, në një distancë prej 50 metrash.

1 comments:

  1. Nuk mund të harroj sesi (magjia e bardhë) më ndihmoi të rikuperoja martesën pas 6 muajsh ndarje me gruan time për shkak të grindjes dhe ajo u largua dhe nuk u kthye më tek unë, bëra aq shumë për ta kthyer atë, por asgjë nuk funksionoi. deri sa pashë një koment në internet kur dikush po dëshmonte se si (magjia e bardhë) e ndihmoi atë të rivendoste burrin e saj dhe kështu e kontaktova përmes emailit të tij dhe pasi shkrova çështjen time ai më siguroi se do të më ndihmonte të kthehesha me gruan time pas 3 ditësh pasi bëri magjinë e dashurisë, dhe pasi ai bëri magjinë, gruaja ime u kthye në shtëpi dhe u lut që i vinte shumë keq sot jam kthyer me gruan time dhe jemi të dy të lumtur dhe jetojmë sërish bashkë. Unë e di se ka shumë njerëz atje që duan të kthejnë të dashuruarit e tyre, ju lutemi kontaktoni (magjinë e bardhë) sepse ai është përgjigjja e përsosur për problemin tuaj, detajet e kontaktit të tij në emailin { findritualforlife@gmail.com }
    Whatsapp: +3550685677099
    +2349046229159

    ReplyDelete

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS