Home » » Tradhtia gjatë sezonit veror, miti i vjetër ende shumë tërheqës!

Tradhtia gjatë sezonit veror, miti i vjetër ende shumë tërheqës!


Mendimi se gjatë seonit veror mund të tradhtohet më lehtë është një mit i vjetër që akoma edhe sot mbetet po kaq tërheqës. Ideja se mund të kaloni një javë pushime vetëm me miqtë pa praninë e partnerëve përkatës është joshëse, edhe pse ndoshta jo për të gjithë.
Pushimet si beqarë konsiderohen si një rikthim në adoleshencë, si një e drejtë reciproke për të përjetuar momente qetësie me miqtë e zemrës dhe ku je tërësisht u përkushtuar ndaj vetes.
Por në të vërtetë është vetëm një justifikim për të jetuar edhe një herë si beqar, qoftë mashkulli ashtu edhe femra. Dëshirë për të përjetuar histori të shkurtra dashurie, për të kaluar një mbrëmje vetëm,  për tu ndjerë të lirë për të shkuar me një të panjohur qoftë edhe për një natë… dhe pastaj rikthim në shtëpi, tek partneri i përhershëm.
Por shpesh nuk është kaq e thjeshtë të kalosh në jetën e mëparshme pasi pushimet kanë përfunduar. Ndonjëherë ndodh të zbulohet se e gjithë kjo historia e pushimeve të lira ishte një justifikim pasi në të vërtetë ke nevojë të ndryshosh në mënyrë rrënjësore jetën apo marrëdhënien aktuale.
Por në verë nuk tradhtojnë vetëm të rinjtë me histori që ende nuk janë transformuar në familje me fëmijë. Tradhtojnë edhe gratë mbi 40 vjeç të cilat kanë nevojë të nisin një jetë të re, nënat e reja me fëmijë të vegjël që duan të largohen nga detyra që kanë marrë përsipër dhe që ndiejnë se duan akoma të jenë në qendër të vështrimeve të një mashkulli.
Ç’duhet të bëni nëse zbuloheni? Të qëndroni gjakftohtë dhe të mos mohoni. Këshilla është të flisni thatë, mundësisht ti tregoni partnerit që ishte më shumë një kureshtje, jo dashuri apo nevojë për të qenë në qendër të vëmendjes.

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS