Home » » “Viagra të përdoret vetëm me recetë nga mjekët, jo për performancë seksuale”!

“Viagra të përdoret vetëm me recetë nga mjekët, jo për performancë seksuale”!


Stresi është edhe ai një faktor që ndikon te impotenca, por një zgjidhje gjithmonë e më e përhapur është marrja e substancave si viagra. Andrologët ngrenë shqetësim për mënyrën si konsumohet ajo. “Viagra ka realizuar një revolucion në zgjidhjen e problemeve të impotencës seksuale. Por, si çdo preparat, edhe ajo ka probleme dhe nuk duhet të përdoret në mënyrë të papërgjegjshme. Është shumë e gabuar ajo që ndodh me disa mosha të reja që e përdorin vetëm për të rritur performancës seksuale”, thotë mjeku andorlog Evi Dani. Duke shpjeguar efektin e viagrës dhe mjekimeve të tjera të ngjashme, ai thekson se viagra duhet përdorur me recetë, me këshillë dhe atje ku duhet, si çdo ilaç tjetër. “Janë të shumtë ata që thonë se janë në gjendje të kryejnë shumë mirë një performancë seksuale, por duan të realizojnë 3-4. Kjo është një dëshirë, por bëhet fjalë për një dhunti që e kanë pak veta dhe ata që s’e kanë, nuk duhet të ndihen keq se kryejnë vetëm një performancë. Sidoqoftë, tek impotenca ka edhe një faktor psikologjik, i kalueshëm me preparate bimore apo preparate të tjera kundër ankthit”, shprehet andrologu. Sipas tij, askush nuk është i imunizuar nga impotenca dhe stresi mbetet faktor i rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejt. “Të gjithëve mund t’u ndodhë në një periudhë të caktuar të jetës, por nuk është fundi i botës dhe gjithçka mund të zgjidhet me pak ndihmë”, thotë mjeku androlog.

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS