Nuk e besoj se ka njeri që nuk dëshiron të mbajë trurin sa më të freskët edhe kur vë re se vitet po i kalojnë dhe pleqëria po i afrohet. Kjo gjë realizohet duke e aktivizuar dhe mbajtur në punë trurin tuaj në çdo çast të jetës.Duke marrë njohuri, përvoja dhe kurjozitete apo mësime të të gjitha formave dhe fushave e duke i ruajtur ato si kulturë e përgjithshme. Një anë tjetër e domozdoshme është të pastrojmë mendimet negative të tij përmes qetësimit me ambjente të këndshme,shëtitje në natyrë,muzikë apo qoftë dhe në praninë e miqëve. Të gjitha këto aktivitete bëjnë që neuronet të lidhen fortë me njëri-tjetrin duke mos e lejuar trurin tuaj të plaket!Si realizohet kjo? ja pesë mënyra:
1-Provoni të aplikoni,aktivitete,disiplina apo lloje të ndryshme sjelljesh nga ato që keni në jetën rutinë.
2-Bëni shumë pyetje vetes dhe mundohuni që ti gjeni përgjigjet shpesh herë,shikoni dhe shfrytëzoni fjaloret për kuptimin e fjalëve që nuk i dini,gjithashtu avantazh përbën mësimi i gjuhëve të huaja.
3-Kur të mundeni shpesh herë është e rëndësishme të vizitoni një vend tjetër nga ai që jetoni do mësoheni me ndryshimet dhe kulturat,njohuritë apo ambjente të tjera për të thyer rutinën.
4-Provoni metoda dhe zgjidhje të reja që nuk i keni aplikuar më parë,në kuzhinë psh provoni receta të reja gatimi të panjohura më parë,gjejini nga të afërmit ose interneti.
5-Dhe e fundit më e rëndësishmja lexoni sa më tepër libra,revista apo gazeta,qoftë dhe në internet,marrja e opinioneve,informacioneve dhe ideve me gjithçka që ju rrethon e ndihëmon trurin tuaj për ta mbajtur në rininë e tij edhe kur të plakeni.
Personalisht aplikoj më tepër pikën e pestë dhe ndjehem tepër në formë edhe pse me ngarkesë të madhe pune!!..
0 comments:
Post a Comment