Shefat e zakonshëm ndonjëherë lejojnë një punonjës që të shndërrohet në yllin e grupit të punës duke injoruar përpjekjet e gjithë të tjerëve. “Ylli” merr shumë vëmendje dhe vlerësim, ndërsa pjesa tjetër e grupit qëndron në hije. Kjo sjellje i largon gjithë të tjerët me përjashtim të “yllit” dhe ju dërgon njerëzve mesazhin se kontributi i tyre nuk vlerësohet.
Shefat e jashtëzakonshëm, koordinojnë objektivat e punonjësve individualë në mënyrë që ato të përputhen dhe të mbështesin objektivat e grupit. Këta shefa vlerësojnë në varësi të performancës së grupit (dhe jo asaj individuale) dhe inkurajojnë punonjësit më të mirë që të përdorin aftësitë e tyre për të arritur sukses edhe më të lartë.
2. Ata largojnë të pazotët
Shefat e zakonshëm ndonjëherë punësojnë dikë i cili nuk e bën dot punën dhe pastaj e mbajnë në punë duke shpresuar se ai apo ajo një ditë do të punojë siç duhet. Kjo e dëmton të gjithë grupin sepse ul performancën e përgjithshme dhe i detyron të gjithë të punojnë më shumë për të kompensuar të pazotin.
Shefat e jashtëzakonshëm monitorojnë performancën e punonjësit dhe i asistojnë ata kur ajo nuk është në nivelin e duhur. Por nëse bëhet e qartë se një person nuk mund të punojë siç duhet ata ose i kalojnë këta punonjës në një vend më të përshtatshëm ose i bëjnë një nder të madh: i këshillojnë të gjejnë punë diku tjetër.
3. Ata asistojnë por nuk ndërhyjnë
Shefat e zakonshëm fusin hundët në gjërat që dinë t’i bëjnë mirë. Ata ndërhyjnë vazhdimisht kur gjërat nuk bëhen ashtu si preferojnë ata. Kjo jo vetëm që demotivon punonjësit por edhe e kthen menaxherin në një “roje” për çdo veprimtari, duke penguar kështu produktivitetin.
Shefat e jashtëzakonshëm e dinë që përgjegjësia e tyre primare është t’i lejojnë njerëzit të kryejnë punën e tyre dhe të asistojnë kur është e nevojshme ose kur ju kërkohet. Këta shefa e kuptojnë se është e pamundur për punonjësit që të mendojnë në mënyrë strategjike kur ata shpenzojnë kohë dhe energji për anën taktike apo operacionale.
4. Vendosin punonjësit të parët
Shefat e zakonshëm i kushtojnë më shumë vëmendje klientëve, investitorëve ose menaxherëve të tjerë si dhe karrierës personale. Në këtë listë prioritetesh, punonjësit qëndrojnë në fund, ose nuk janë fare aty. Fatkeqësisht punonjësit mund ta ndjejnë kur shefi nuk kujdeset për ta dhe ata reagojnë duke mos u kujdesur për punën.
Shefat e jashtëzakonshëm e dinë se mënyra më e mirë për t’i kënaqur investitorët, kolegët e tyre të të njëjtit nivel si dhe klientët, është duke vendosur punonjësit të parët. Ata e kuptojnë se janë punonjësit ata që krijojnë, ngrenë, shesin dhe mbështesin produktet që blejnë klientët duke shtuar kështu fitimet e investitorëve dhe ndihmuar menaxherin e tyre të bëjë karrierë.
5. Ata menaxhojnë njerëz, jo shifra
Shefat e zakonshëm fokusohen tek shifrat e jo tek njerëzit. Ata shqetësohen vetëm për të ardhurat dhe fitimet, merren me të dhëna e statistika dhe kalojnë më shumë kohë duke u shqetësuar për rezultatet në letër sesa për zbatimin në terren.
Shefat e jashtëzakonshëm e dinë se shifrat tregojnë vetëm çfarë ka ndodhur, dhe e kuptojnë se mënyra më e mirë për të rritur këto shifra është duke siguruar mbarëvajtjen e punës. Ata e kuptojnë se ata janë përgjegjës për të menaxhuar njerëzit dhe punën e tyre dhe pastaj shifrat do të shtohen vetë.
6. Ata pyesin dhe nuk japin përgjigje
Shefat e zakonshëm mendojnë se ata duhet të dinë të gjitha përgjigjet dhe tu përgjigjen sa më shpesh punonjësve të tyre. Por çdo herë që një shef i përgjigjet një punonjësit, ai i heq punonjësit një mundësi për të menduar dhe rritur profesionalisht.
Shefat e jashtëzakonshëm e dinë se njerëzit nuk mësojnë nëse i marrin dijet nga dikush tjetër dhe aq më pak nëse ju imponohen. Ata e dinë se detyra e një menaxheri është të bëjë pyetje që duhet të nxisin tek punonjësi mendime dhe ide të cilat do ta bëjnë atë punonjës më të suksesshëm.
ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
ReplyDeleteEmail: dawnacuna314@gmail.com
*Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
*Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie të qetë.
*Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
*Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
*Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
*Nëse dëshironi magji promovimi.