Në fakt kjo duhet të ishte një martesë përrallore, ku ajo e veshur me të bardha do të pranonte të martohej me princin e kaltër të ëndrrave të saj, por gjithçka rezultoi false.
Djali, i cili e kishte mashtruar vajzën se ishte një “princ” i vërtetë e braktisi “nusen” e ardhshme dhe u largua pa i dhënë asnjë shpjegim.
Nisur nga fakti se bashkëshorti i ardhshëm ishte “princ”, përgatitjet për këtë dasmë nga ana e vajzës ishin madhështore, ku përfshihej organizimi i ceremonisë martesore në një kështjellë, mbërritja e nuses me helikopter, fotografitë prej 40 mijë euro, truproja, një kopsht me lule për ditën e veçantë, dreka për 160 persona, etj.
Por në fakt kjo martesë nuk u realizua kurrë dhe vajza u braktis nga i dashuri i saj në altar dhe si kujtim nga kjo histori i kanë mbetur për t’u paguar faturat e shpenzimeve.
0 comments:
Post a Comment