Home » » Horoskopi i ditës së shtunë 23 Shkurt 2013!.

Horoskopi i ditës së shtunë 23 Shkurt 2013!.


Dashi: Për gjithë të lindurit e kësaj shenje, një fundjavë që i duhet dedikuar tërësisht dashurisë dhe gëzimeve që sjell ajo. Konfigurimet yjore ju bëjnë sot protagonist të jetë suaj afektive. Do të jetë e lehtë për ju sot që ta ndryshoni tërësisht rutinën në të cilën ka rënë jeta juaj dashurore, duke provuar ndjesi të reja dhe duke e shprehur gëzimin tuaj përmes një lirie totale. I përfshirë nga një entuziazëm i ndezur, do të jetosh përmes një ritmi më të përshpejtuar dhe, dhe duke i përjetuar thellë emocionet tuaja, pavarësisht nga kushtet sentimentale në të cilat gjendeni.

Demi: Gjatë ditës së sotme nga ana juaj paraqitet një nevojë më e madhe për durim, qetësi si edhe mirëkuptim, për të zgjidhur situatat e vështira që do ju krijohen në situatat familjare. Dedikojuni më shumë kohë çështjeve familjare, pasi prezenca juaj  do ta bëjë më të thjeshtë zgjidhjen e tyre. Ndërkaq, perspektiva shumë të mira duket se shfaqen për ju sot në aspektin ekonomik. Mos e nënvlerësoni aspak një çështje pune, e cila do t’ju paraqitet nga një i afërmi juaj.

Binjakët: Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, ju promovon gjatë ditës së sotme takime mjaft të kënaqshme, ngjarje për t;u mbajtur mend, si edhe fat dhe bollëk në gjithçka që ju po ndërtoni. Mundësi ndryshimi të punës suaj, ose edhe të gjetjes së një pune të re, për atë që sapo e ka humbur atë. Gjatë kësaj periudhe, do të jetë e mundur për të arritur edhe një objektiv primar që i keni vënë vetes suaj.  Ndërkaq, mendimi i parë që ju vjen në mendje sot, është ai i të mos larguarit nga vendi ju jeni. Por kush ju pengon që të hidhni një hap para? Pasiguria? Duhet të bëni të pamundurën për ta larguar atë nga vetja juaj.

Gaforrja: Për të lindurit e kësaj shenje, kjo fundjavë paraqet ditë mjaft të mbara për të vënë në jetë lëvizje të dobishme parash, të cilat do t’ju sjellin mjaft të tjera. Intuita që keni, do t’ju bëjë të arrini të bëni zgjedhjet e duhura ndaj njerëzve më të përshtatshëm për t’ju ndihmuar dhe dhënë këshillat e duhura në veprimet që do të ndërmerrni. Si edhe për t’u dhënë një dorë në çështjet tuaja financiare apo ato profesionale. Gjallëria e madhe mendore që do të keni gjatë ditës së sotme, si edhe dëshira për të njohur gjëra të reja, do të motivojnë së tepërmi atë që është pranë një aktiviteti me aspekt intelektual.

Luani: Hëna, Urani dhe Jupiteri, gjatë ditës së sotme do të shfaqen në një harmoni të shkëlqyer me njëri-tjetrin, duke ju përcjellë në këtë mënyrë një nivel shumë të lartë vitaliteti, si edhe epërsie në të gjithë sektorët e jetës suaj. Mos e privoni aspak veten nga kënaqësia e një intimiteti special që do t’ju garantohet gjatë ditës së sotme. Dhe nëse jo çdo gjë do të jetë kaq e bukur sa ç’e parashikon horoskopi juaj, kjo do të jetë për faj të  Saturnit, i cili paraqitet në mënyrë të veçantë mjaft kontradiktor ndaj jush.

Virgjëresha: Yjet që gjenden në qiellin e shenjës suaj gjatë ditës së sotme, ju japin si këshillë përshpejtimin e lëvizjeve tuaja, në lidhje me vënien në zbatim të projekteve më të rëndësishme për ju. Duke evituar që t’i shtyni ato për ditën e hënë apo të martë, apo edhe gjatë javëve të tjera, takimet e rëndësishme, prej të cilave mund të burojnë gjëra mjaft të bukura për ju. Ndërkaq, gjithë eksperiencën që ju fshihni në lidhje me sferën profesionale apo atë në lidhje me eprorët tuaj dhe marrëdhëniet e punës në tërësi, do të bënit mirë ta nxirrnit në pah, pasi do të shërbente shumë sot. Është gjithmonë diçka e dobishme që të kesh një përballje me të kaluarën, për të përmirësuar të ardhmen tuaj.

Peshorja: Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj gjatë kësaj fundjave, do të jetë mjaft bujar në lidhje me nxitjet e mëdha që do t’ju japë në sferën afektive, por në të njëjtën kohë edhe në lidhje me raportet e miqësive dhe ato argëtuese që do dini të krijoni. E bukur do të jetë sakaq kjo fundjavë, edhe për ata që parapëlqejnë takimet e rastësishme dashurore, si edhe flirtet. Por nuk përjashtohen as goditjet e rrufeve në qiellin e pastër, të cilat do t’ju sjellin dashuritë më të mëdha të jetës suaj.

Akrepi: Gjatë ditës së sotme, forca e madhe e vullnetit dhe e përqendrimit, do t’ju shtyjë për të reaguar dhe marrë rezultatet më të mira nga puna juaj dhe angazhimet në aspektin shkollor. Duke u bazuar në dozat e gjenialitetit që ndonjëherë janë mëse të domosdoshme për të fituar ndaj betejave më të vështira. Ndërkaq, Hëna dhe Saturni,  në dis-harmoni dhe mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, mund t’ju bëjnë që të ndiheni disi melankolik sot, sidomos ata akrepë të lindur gjatë muajit nëntor.

Shigjetari: Një realitet shumë i ndryshëm nga ai i zakonshmi që ndeshni gjatë jetës suaj të përditshme, do të zgjerojë sot rrezen e veprimeve tuaja, si edhe hapësirat që kanë të bëjnë me çështjet tuaja ekzistenciale. Shpërndaje personalitetin tënd, dozën që keni për të krijuar, pa asnjë turp edhe nëse do t’i kapërceni të gjithë kufijtë.  Dhe mos u paraqisni aspak i pavendosur teksa do të merrni një ofertë udhëtimi për punë, ose edhe thjesht për kënaqësi. Madje, duhet që të tregoheni të gatshëm.  Nisuni pa e vrarë shumë mendjen. Kjo do të jetë një fundjavë ideale për të lëvizur. Për atë që e ka zemrën ende të lirë, dashuria vjen me furi.

Bricjapi: Gjatë ditës së sotme, yjet do të jenë në gjendje që të gjallërojnë virtytet e fshehura në personalitetin tuaj. Pikërisht ato të cilat rezultojnë që të jenë pozitive dhe konstruktive për atë që punon në varësi të të tjerëve. Ndërkaq, një ngarkesë e madhe shpirtërore dhe jetësore, do të bëjë të mundur që ju të dini si të lëvizni paratë dhe në tërësi drejtimet tuaja në lidhjen e punës, duke konkluduar me më shumë para që derdhen në llogarinë tuaj bankare. Sakaq, edhe situata sentimentale paraqitet mjaft premtuese.

Ujori: Dita e sotme ju fal mjaft mundësi për të realizuar ato që keni ndërmend në sektorin tuaj praktik dhe që i keni organizuar prej kohësh. Racionalitet do të jetë në gjendje që t’i mbrojë vendimet tuaja. Por kujdes, nëse nuk do të dini si të organizoheni, atëherë do të kesh mundësi që të kalosh një ditë aspak konkludese, duke kaluar kështu në një mërzi të plotë. Kujdes, duhet të dini si t’i shmangni provokimet që do t’ju mbërrijnë nga ndonjë kolegu juaj apo edhe ortak, i cili në fakt, nuk është aspak dashamirës ndaj jush.

Peshqit: Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, parashikon se gjatë ditës së sotme, energjitë tuaja fizike do të shfaqen më aktive se kurrë. Sikundër, i jashtëzakonshëm do të paraqitet gjithashtu edhe ekuilibri i të gjitha funksioneve psiko-fizike dhe kështu, do të jeni duke kaluar një periudhë mjaft të kënaqshme në aspektin tuaj të mirëqenies. Në çdo mënyrë, duhet t’i nënshtroheni një vizite mjekësore, e cila gjithmonë paraqitet e rëndësishme për të nxjerrë në pah nëse diçka nuk shkon siç duhet brenda trupit tuaj. Të rekomandueshme paraqiten gjithashtu, edhe terapitë e ndryshme.

1 comments:

  1. ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    *Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
    *Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie të qetë.
    *Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
    *Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    *Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
    *Nëse dëshironi magji promovimi.

    ReplyDelete

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS