Home » » Lëngu çudibërës që zëvendëson më së miri pijet energjike.

Lëngu çudibërës që zëvendëson më së miri pijet energjike.


Pirja e pijeve energjike pas një aktiviteti fizik është përhapur gjerësisht, ashtu sikundër janë të njohura edhe disa nga efektet e tij.

Pijet energjike të njohura si energy drink, mund të zëvendësohen më së miri nga lëngu i domates, i cili përmban kripëra minerale dhe substanca të tjera ushqyese. Lëngu i domates rikuperon dëmet muskulore dhe ato në tru, si dhe lehtëson kontraktimin e trupit, njëlloj ose më mirë se këto pije.

Shkencëtarët grekë nën drejtimin e doktoreshës Christina Tsitsimpikou e General Chemical State Laboratory of Greece në Athinë, sqarojnë se për të arritur në këtë përfundim janë marrë në shqyrtim një grup prej 9 atletësh.

Studimi zgjati për dy muaj dhe gjatë kësaj kohe, pjesëmarrësit janë analizuar në vijimësi për tu parë shenjat jetësore, dëmet muskulore dhe çrregullimet e tjera të shkaktuara para dhe pas stërvitjes.

Nga të dhënat e mbledhura u arrit në përfundimin se ata që kishin pirë lëng domateje në vend të pijeve energjike, kishin pasur një riparim më të shpejtë muskulor në raport me arta persona që nuk e konsumuan këtë lëng apo morën pije energjike.

Merita për këtë fakt i takon një elementi të domates, i njohur si licopene, që gjendet te domatet e kuqe dhe që ndihmon edhe për të luftuar kancerin, sëmundjet kardiake dhe disa sëmundje më të lehta.

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS