Sipas një studimi të fundit theksohet se në moshën mbi 35-vjeç femrat kërkojnë një princ të kaltër ndryshe. Mes moshës 18 dhe 24-vjeç, vajzat duan një shok për t’u argëtuar në festa të ndryshme. Ndërsa rreth moshës 30-vjeç, femrat janë më të përqendruara tek karriera dhe dëshirojnë që të kenë në krah një mashkull ambicioz dhe që të jetë i mirë në shtrat. Sakaq femrat mes moshës 35-44-vjeç fillojnë të pëlqejnë më tepër meshkujt serioz dhe të matur.
73% e të intervistuarve kanë deklaruar se do të shoqëroheshin me një mashkull pesë ose shtatë vite më të madh në moshë dhe dëshirojnë të kenë një lidhje me një mashkull serioz, të edukuar dhe pse jo të pasur. Ndërkohë që femrat mbi 50-vjeç duan që të kenë përkrah një mashkull, i cili i bën të ndjehen të sigurta. Por në këtë moshë ka edhe nga ato femra të cilat duan të lidhen me djem tepër të rinj dhe kërkojnë një partner që të ndjehen sërish 30-vjeçe.
0 comments:
Post a Comment