Do të dëshiroje të shikoje një film 100 herë?Me siguri që do të mërzitej, por kur e shikon për herë të parë ka gjithmonë diçka që të tërheq, një enigmë apo episod që do të pasoj me atë që vijon duke të tërhequr më shumë. Sikurse filmi edhe një mardhënie kur njëri nga partnerët jep gjithçka nuk ka më për të dhënë duke mos e tërhequr më as palën tjetër.
Shumë çifte e humbasin interesin dhe eksplorimin drejt mardhënies së shëndoshë sepse e njohin dhe zbulojnë tek njëri-tjetri gjithçka dhe nuk ju ngelet asgjë tjetër enigmë për të zbuluar, kjo është njëra nga arsyet e shumë ndarjeve sipas një studimi që është organizuar nga Universiteti i Oxfordit në mardhëniet ndërnjerëzore.
Nëse do të shfaqësh të gjitha cilësitë e tua pozitive dhe negative që në fillim interesi i partneres-it do të përfundoj shumë shpejt theksojnë studiuesit. Sekreti është të mos dalësh hapur që në fillim sepse mbajtja e disa rezervave e shton kurjozitetin dhe ndjenjën e fortë për intimitet.
Përpiqu të përmirësosh veten dhe partnerin.
Një nga sekretet siç theksojnë studiuesit për të përmirësuar mardhënien është të përmirësosh veten dhe partnerin, shpesh herë disa zënka të vogëla çojnë në ndarje banale dhe fyerje të rënda sipas tyre është shumë e nevojshme të pranosh gabimet e tua qofshin ato të vogëla ose të mëdha dhe të falësh sepse vetëm nëse fal mund të vazhdosh ta thellosh edhe më tej ndjenjën e përbashkët.
Më tej studimi përfundon duke na dhënë një mesazh tepër të rëndësishëm: Mos e konsideroni dashuri atë ndjenjë që është e njëanshme, sepse ajo është vetëm një iluzion i cili ju shkatërron jo vetëm ndjenjat tuaja por mbi të gjitha shpirtin e butësisë dhe mirësisë. Shkëputuni sa më parë dhe mos ecni me paterica kur një ndjenjë nuk ka bashkpunim por është e njëanshme.
0 comments:
Post a Comment