Home » » Stresi ky coptues i shpirtit.

Stresi ky coptues i shpirtit.


Dita me ditë sapo vjen e po rritet numri i vetvrasjeve apo sëmundjeve depresive që vijnë si pasojë e stresit.
Vërejmë se ai është shtuar ndjeshëm sidomos tek moshat e reja duke u bërë kështu problemi nr 1 në shoqërinë tonë.

Një  gjë fare e vogël mund të shkaktoj një stres shumë të madh dhe kjo me siguri është shkatërruese jo vetëm për shëndetin mendor dhe fizik por mbi të gjitha për atë shpirtëror.

Njeriu ka edhe shëndet shpirtëror i cili në shumicën e rasteve nënvlerësohet duke e lënë pasdore për të sjellë pastaj shkatërrimin e atyre vlerave dhe kornizave që të grupojnë tek elementi Njeri.

Ky i fundit mund të kurohet edhe nga një përqafim pa pasur nevoj për fjalë fare.Janë të shumta situatat kur kemi nevoj për dikë që të jetë pranë nesh duke na dëgjuar me vëmendje pa na ndërprerë,pa na paragjykuar,pa na fyer e duke u munduar sadopak që të na kuptoj por është tepër e vështirë që njerëzit ta bëjnë këtë gjë.

Harxhon kaq pak kohë dhe të jep një ndjesi të jashtëzakonshme vetëm një përqafim i ngrohtë për të na dhënë kurajo që nuk jemi të vetëm,për të na dhënë ndjesinë që neve mundemi tja dalim sepse dikush që ndodhet pranë po na jep forcën e duhur dhe kujdesin shpirtëror për të realizuar apo përfunduar të gjitha rrugët e lëna përgjysëm.

Ne njerëzit shpesh herë arrijmë të bëjmë gjëra të mrekullueshme të veshura me thjeshtësi dhe dashuri pa qënë nevoja për të shpenzuar shuma marramendëse lekësh.

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS