Ky rezultat vjen sipas një studimi australian të publikuar në mediat e kontinentit të largët, por përfshin në studim shumë njerëz nga vende të ndryshme të botës.
Studimi u krye nga një grup ekspertësh të raporteve në çift, dhe ata kanë gjetur sjellje më të guximshme nga të rinjtë nën sytë e vajzave të bukura.
Ata i kanë shpjeguar nga ana shëndetësore sjellje të tilla me rritjen e nivelit të testosteronit, siç është ilustruar nga mostrat e pështymës nga djemtë të cilët vihen para vajzave të bukura.
E rol të madh ka këtu niveli i testosteronit, deciziv për dëshirën dhe potencën mashkullore pvr t'u përpjekur ndaj një femre.
Siç thekson profesor Hippel Bill Von, i cili udhëhoqi hulumtimin, "historikisht, meshkujt duhet të konkurrojnë me miqtë e tyre për të fituar qasje në femra të bukura dhe fituesit e kësaj sfide janë ata që kalojnë gjenet e tyre në brezat e ardhshëm".
0 comments:
Post a Comment