Përbërësit:
6 të verdha vezësh
6 lugë sheqer
2 shportëza manaferra
½ panë e freskët
2 lugë sheqer
Përgatitja:
Rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin; rrahim veças edhe panën, pastaj i përziejmë së bashku me shumë kujdes. Mbushim me përzierjen një formë plumcake dhe e fusim në ngrirje për 2-3 orë. E nxjerrim akulloren nga forma duke kaluar thikën gjatë buzëve të stampës dhe duke e zhytur, deri tek buzët për disa sekonda në ujë të valë. Për salcën, hedhim në një tigan manaferrat me 2 lugë sheqer e 2 lugë ujë. I nxehim pak minuta, i grijmë dhe e shërbejmë të nxehtë në një tas të vogël, së bashku me akulloren.
0 comments:
Post a Comment