Home » » Fruti që ngadalëson plakjen,jep freski rinore,lufton puçrrat.

Fruti që ngadalëson plakjen,jep freski rinore,lufton puçrrat.


Vitet e fundit ushqimet e modifikuara gjenetikisht (OMGJ), janë shtuar shumë edhe në tregun shqiptar. Njëkohësisht, janë shtuar edhe produktet kozmetike që kanë përmbajtje kimike të tepruar. Kurse produktet bio, janë më të pakta. Për më tepër shumë prej tyre nuk i njohim ose nuk u dimë vlerat e tjera përveç thjesht të shijuarit të një produkti.

Avokadot janë frut shumë i rëndësishëm për njeriun. Ky frut është vlerësuar për vlerat e larta ushqyese.Por avokadot janë gjithashtu të dobishme për ruajtjen e bukurisë së lëkurës. Përdorimi i rregullt i avokados ndihmon për të trajtuar një sërë çrregullimesh të lëkurës. Kështu ky frut zbut lëkurën dhe i jep asaj një pamje me natyrale.Avokado është i pasur me vitamina, veçanërisht vitamina A dhe C, që ngadalësojnë simptomat e plakjes.Dr Kafi, i Universitetit të Michigan Medical School publikoi një studim të quajtur “Përmirësimi i lëkurës në mënyrë natyrale me vitaminën A(retinol)”.Ai zbuloi se përdorimi i kremërave që përmbajnë vitaminën A, redukton dhe pengon shfaqjen e rrudhave. Vitamina A është në gjendje të ndryshojë përbërjen molekulare të lëkurës duke e bërë atë të duket më rinore.

Vitamina C është quajtur gjithashtu një antioksidant, që ndihmon për të luftuar shenjat e plakjes.Tjetër përfitim i avokados është mbrojtja e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit.Avokadoja përmban lëndë antibakterialë, të cilët ndihmojnë në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të lëkurës si aknet.Në një studim të titulluar “Agjenti i ri antibakterial u gjet në frutin avokado”, Dr. Neeman testoi tetë mostra antibakteriale të gjetur në avokado duke konstatuar aftësitë e tyre për të vrarë bakteret.Dr Neeman u shpreh se lëndët kimikate të gjetura në avokado janë në gjendje të vrasin bakteret gram-pozitiv.

Bakteret Gram-pozitive janë një grup i madh i baktereve të cilat përfshijnë specien e baktereve që shkakton puçrrat e fytyrës.Avokado është e pasur me acide yndyrore të cilët e mbajnë lëkurën e lëmuar. Ky frut është ideal për lëkurë të thatë.Nuk është habi që shumë kompani kozmetike përdorin këtë frut në përgatitjen e kremrave të ndryshëm.Avokado mund të përdoret edhe si maskë. Pritni një copë avokado dhe fërkojeni me fytyrën. Mbajeni 15 minuta, pastaj lajeni me ujë të bollshëm. Rezultati: Mahnitës!!!



0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS