Numri i personave të prekur nga sëmundjet pulmonare ka ardhur në rritje, ndërkohë që një nga kategoritë më të prekura nga këto sëmundje janë femrat të cilat pinë duhan.Konstatimi vjen nga mjekja, pranë Spitalit Universitar "Shefqet Ndroqi", Silvana Bala. Sipas saj, më së shumti ato diagnostikohen me astmë, bronkit kronik deri dhe tumor të mushkërive."Vihet re një rritje e numrit të rasteve tek femrat, sepse është ai trendi që ka filluar të përdoret në masë dhe duhanpirja tek seksi femër. Ky faktor nuk është se e jep efektin për një kohë të shkurtër. Të jep një impakt të sëmundjeve kronike, që mund të jetë astma, bronkiti kronik obstruktiv, e cila është invalidizuese, mund të jetë dhe kanceri", - shprehet Bala.Sipas saj, gratë duhet të ndërgjegjësohen dhe të mos e konsumojnë duhanin, pasi pikë së pari duhet të mendojnë për shëndetin riprodhues. Ajo shprehet se: "Një fëmijë që lind nga një nënë duhanpirëse, do të vuajë nga pasojat".
0 comments:
Post a Comment