Home » » Horoskopi i muajit Shkurt

Horoskopi i muajit Shkurt

Shenja e Dashit:


Gjate shkurtit beqaret do jene me te privilegjuarit. Do keni takime mjaft interesante sidomos me Demat. Do jete nje muaj i bukur dhe i mbushur me emocione te forta, por gjithsesi reflektoni para se te merrni vendime te medha. Per beqaret harmonia do mbizoteroje gjate gjithe kohes. Do kaloni nje Shen Velentim te bukur dhe partneri do iu beje nje surprize te madhe. Javen e pare shendeti do jete i mire, por me kalimin e kohet s e ndieni me shume nervizismin dhe stresin. Kujdesuni me teper per veten dhe qetesohuni hera pas here. Financat do jene me shqetesuese sesa ju i mendonit. Ulni menjehere shpenzimet dhe menaxhojini me kujdes te ardhurat qe keni. Vetem ne kete mendyre do shmangni katastrofat e medha. Puna do jete e shkelqyer 15 ditet e pare, por pas tyre situata do behet kaotike. Kujdes!

Shenja e Demit:


Nuk priten probleme te medha gjate ketij muaji ne jeten tuaj ne cift, megjithate duhet thene se do kete nje distance ndermjet jush dhe partnerit. Mundohuni te mbani pergjegjesite tuaja per cdo veprim dhe mos ia hidhni gjithmone fajin tjetrit. Beqaret do jene plot angazhime dhe nuk do i kushtojne rendesine e duhur ftesave qe do iu behen. Dijeni qe mundesi te tilla nuk perseriten shpesh. Shendeti do jete paksa delikat. Do ndiheni te lodhur dhe mjaft te stresuar dhe kjo mund te kete pasoja te renda. Financat do jene pergjithesisht te qeta. Vazhdoni te tregoheni te matur dhe te kujdesshem nese doni te ruani ekuilibrin sa me gjate. Ne pune do keni nje muaj pozitiv. Dini te pershtateni ne cdo lloj ambienti dhe kjo eshte nje cilesi e vyer. Pritet te merrni edhe nje propozim mjaft interesant. Mos jepni pergjigje te nxituara.

Shenja e Binjakëve:


Gjate ketij muaji do tregoheni me te kujdeshem dhe me tolerante me ate qe keni ne krah. Kjo do iu afroje me shume me njeri-tjetrin dhe do kaloni momente te paharruara. Ata qe kane pasur dyshime per vazhdimesine e lidhjes, do ndihen me te sigurte. Beqaret do jene me te shoqerueshem dhe do tregohen me te gatshem te dalin neper takime. Priten ndryshime pozitive ne jeten sentimentale. Shendeti mund te kete edhe probleme duke qene se nje pjese te kohes do jeni te stresuar ne lidhje me punen. Tensioni i madh qe do grumbullohet mund te sjelle pasoja. Kujdes! Mos beni investime shume me medha kete muaj nese nuk doni te keni tronditje financiare. Mos iu besoni as atyre qe do iu kerkojne hua. Ne pune do perballeni me veshtiresi. Mos e leshoni veten, por beni cmos te gjeni zgjidhje.

Shenja e Gaforres:


Jeta sentimentale do jete here e qendrueshme dhe here jo, gjate ketij muaji. Nuk do keni shume besim tek partneri dhe kjo do sjelle debate te shpeshta. Beqaret do kene mundesi per te nisur aventura, por ne asnje menyre nuk duhet te ecin me koken ulur. Do iu marrin neper kembe dhe do iu shfrytezojne. Shendeti nuk do jete problematik, megjithate do benit mire te kujdeseshit me teper dhe te konsumonit me shume vitamina dhe proteina. Largoni kafen e tepruar. Ne planin financiar do keni me shume besim tek vetja dhe do e dini mire cfare hapash te hidhni. Ne jeten profesionale klima do jete edhe me ngrohte. Do i kaloni te gjitha pengesat qe iu kishin dale dhe do iu rikthehet optimizmi. Disa mund te hedhin hapat e para drejt hapjes se nje biznesi privat. Yjet do jene me u dhe do iu mbeshtesin.

Shenja e Luanit:


Muaj pasionant dhe mjaft emocionues per te dashuruarit. Nese tregoheni pak me tolerante do perjetoni kenaqesi edhe me te medha. Partneri nga ana tjeter do organizoje nje surprize te mrekullueshme per diten e Shen Valentinit. Per beqaret, shkurti do jete nje muaj i mbushur me takime. Ne 19 ditet e para mund te kete edhe dashuri me shikim te pare. Per sa i perket shendetit nuk do shkoje gjithcka si e mendonit. Do keni dhimbje koke, barku, disa edhe shpine. Kujdes! Situata financiare do jete delikate. Beni kujdes me shpenzimet sepse do futeni neper rruge pa dalje. Ne pune duhet te tregoheni te sinqerte me shefat dhe mos merrni pergjegjesi qe nuk i mbani dot. Disa qe kane nisur nje prejekt te rendesishem do marrin rezultate te mira pas javes se dyte te muajit.

Shenja e Virgjëreshës:


Kete muaj duhet te beni kujdes te mos e ngaterroni jeten sentimentale me ate profesionale. Mos lejoni qe problemet e njeres fushe te ndikojne tek fusha tjeter. Nga ana tjeter duhet ta lini partnerin te shprehet lirisht. Mos kerkoni gjate gjithe kohes ta dominoni sepse do keni mosmarreveshje. Beqaret do e kene shume te lehte per te pasur takime, por shume te veshtire per te vendosur dhe per te filluar nje lidhje. Shendeti do jete me i mire se nje muaj me pare. Do ndiheni me ne forme dhe plot energji. Nese tregoheni realiste ne planin financiar, nuk do keni probleme, por nese e teproni me shpenzimet pergatituni per veshtiresi. Ne pune duhet te perpiqeni shume 15 ditet e para te muajit qe ta stabilizoni situaten. Do lodheni pak, por arritjet do iu bejne te ndiheni mire me vone.

Shenja e Peshores:


Ky muaj do jete shume i bukur per te gjithe te dashuruarit. Yjet do jene ne anen tuaj dhe do iu ndihmojne te zgjidhni cdo problem qe keni pasur. Per jave me rradhe do mbizoteroje nje klime harmonike, por kulmi i pasionit do arrije ne diten e Shen Valentinit. Beqaret do kene mundesi te shumta per te kryer takime interesante. Shfrytezojeni cdo rast sepse nuk vijne shpesh te tilla. Fizikisht do ndiheni mire ne pjesen me te madhe te muajit, vetem se per disa dite do prekeni nga rrufa dhe mund te keni dhimbje koke. Ne planin financiar, nese nuk tregoheni te nxituar do keni nej situate te qendrueshme. Ne te kundert problemet e medha do iu pushtojne gjithe kohes. Ne jeten profesionale do keni goxha veshtiresi dhe mosmarreveshjet me koleget nuk do iu lene rehat. Nuk eshte periudha qe aq shume kishit pritur.

Shenja e Akrepit:


Ka gjasa qe gjate ketij muaji e kaluara te kthehet serish ne jeten tuaj dhe t’ua prishe qetesine. Beni gjithcka qe ajo te mos ndikoje shume tek ju dhe mos i mbani te fshehta partnerit. Fatmiresisht ai do tregohet me i kuptueshem dhe nuk do iu mbaje meri. Perfitoni nga kjo! Beqaret ne fillim te muajit nuk do kene fat dhe do jene serish beqare. Pas javes se dyte situata mund te ndryshoje pas nje takimi mjaft interesant. Shendeti do jete i paqendrueshem. Here do jeni nervoze dhe here te stresuar. Kujdesuni pak me teper per veten dhe mos lini pas dore asnje shqetesim. Ne pune do perballeni me sfida te veshtire, por me pak kembengulje do i kaloni me sukses. Do permbyllni nje projekt te rendesishem dhe kjo do i permiresoje ndjeshem te ardhurat tuaja. Hiqni dhe disa lek menjane tani qe i keni mudnesite.

Shenja e Shigjetarit:


Do tregoheni shume te sinqerte gjate ketij muaji me ate qe keni ne krah. Ai do e cmoje mjaft kete dhe do mundohet t’iu beje te ndiheni sa me mire. Lereni veten te lire dhe dashuroni ne menyre pasiononte. Disa do fillojne te thurin plane per te ardhmen. Beqaret do kene pretendonte pa fund, por do luajne rolin e te painteresuarit. Kjo ne fakt do i joshe edhe me teper ata qe do iu qendrojne rrethe  rrotull. Loshja, tensioni i punes dhe pagjumesia do kene ndikim te madh tek shendeti. Do keni shqtesime prandaj kujdesuni me teper. Konsumoni perime te fresketa dhe mos harroni as frutat. Ne planin financiar gjerat nuk do jene ashtu si e prisnit. Mendohuni njeqind here para se te beni ndonje shpenzim. Ne pune keshillohet me shume diplomaci dhe maturi. Mos u nxitoni dhe ngjitini shkallet nje nga nje.

Shenja e Bricjapit:


Ambienti ne cift do jete shume i mire sidomos ne tre javet e para te muajit. Shfrytezojini sa me shume ato dhe shprehini ndjenjat. Parteri do e cmoje shume sinqeritetin tuaj dhe harmonia do mbizoteroje gjate. Beqaret do jene te shoqerueshem dhe te hapur. Mos iu thoni jo disa ftesave per takime sepse asnjehere nuk i dihet. Shendeti do jete i shkelqyer. Do ndiheni me se miri si nga ana fizike ashtu edhe morale. Nese gripi jep simptomate  para merrni masa qe ta kaloni s ame shpejt. Nje keshille tjeter e yjeve eshte qe te clodheni me teper. Financat do kene disa tronditje per shkak te gabimeve qe keni bere kohet e fundit. Do e keni pak te veshtire te vendosni e ekuilibrin, por me ndihmen e disa miqve do ia dilni. Ne pune mund te keni vonesa si dhe nderlikime te situates. Veproni me kujdes qe t’i zgjidhni veshtiresite.

Shenja e Ujorit:


Nuk do jeni shume ne humor te mire gjate ketij muaji dhe do acaroheni per gjene me te vogel. Do iu mungoje edhe durimi dhe kjo do shkaktoje shpesh debate me partnerin. Fillimi i muajit do jete me i qete, me pas gjerat do marrin tatepjeten. Kujdes! Edhe per beqaret, ditet e para do jene te mira dhe te mbushura me shprese, por ne fakt as ata nuk do marrin ate qe kane pritur. Ka gjasa qe serish te ngeleni vete. Shendeti fatmiresisht do jete i mire. Do ndiheni dinamike dhe plot force. Edhe ata qe kane pasur shqetesime apo qe vuajne nga semundje kronike do kene permiresime. Ne planin financiar do e hidhni cdo hap me maturi dhe kujdes. Nese vazhdoni ne kete rruge do keni mundesi te kryeni transaksione dhe investime te renesishme. Ne pune do jeni me te motivuar. Pritet te filloni projekte te medha!

Shenja e Peshqëve:


Ky muaj nuk do jete shume i mire per peshqit. Nese jeni ne nje lidhje do keni kontradikta dhe mosmarreveshje te shumta. Secili prej jush do tregohet kokeforte dhe nuk do toleroni per asnje moment. Do jete e veshtire te vendoset qetesia. Beqaret nuk duhet t’iu besojne shume personave qe do i joshin sepse disa do duan vetem te tallen. Bejini syre kater. Kujdesuni me teper per veten nese doni te keni shendet me te mire.  Probleme te medha nuk do keni gjithsesi. Situata financiare do jete delikate ne fillim te muajit, por me kalimin e kohes dhe fale kujdesit qe ju do tregoni do stabilizohet. Ne pune do jeni shume te zotet dhe do arrini rezultate te larta. Kembengulja dhe vendosmeria do jene pikat tuaja me te forta. Disa mund te marrin edhe nje detyre te re, akoma me te rendesishme.

Informacioni i marrë nga Ikub.al...

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS