Home » » Del nga Koma pas 20 Vjetësh:Dëgjoja gjithçka

Del nga Koma pas 20 Vjetësh:Dëgjoja gjithçka



Massimiliano nga Veneto në Itali, ishte në koma prej 10 vjetësh dhe shpresat për një rikthim të tij në jetën normale ishin thuajse të shuara.

Djali ishte në moshën 20 vjeçare në vitin 2002 dhe ishte rrugës së kthimit për në shtëpi nga pushimet kur pësoi një aksident të rëndë automobilistik.

Nëna e tij kujton momentet e tmerrit, “Ia prenë shpresat që në fillim duke numëruar orët që i mbeteshin pa dhënë asnjë shenjë shprese, për 8 muaj me radhë, duke kaluar nga një spital në tjetrin. Më në fund kuptova se aty i izoluar do vdiste me të vërtetë. Ndaj e mora në shtëpi, duke marrë leje nga mjeku, por nëse ai do vdiste në shtëpi, unë do kisha përfunduar në burg. Nuk më interesonte asgjë, shkova përpara me rrugën time”.

Ajo shton se kishin kaluar pak ditë nga Krishtlindjet dhe atë natë ishte e shkatërruar pasi prej pak ditësh i kishte vdekur i ati dhe nuk e bëri kryqin si çdo natë.

Ishte duke dalë nga dhoma e tij, kur vuri re një lëvizje, Lucrezia mendoi se u çmend në atë moment, por jo Massimiliano shenjën e kryqit e bëri vetë.

“Nuk arrija të thërrisja as tim shoq nga emocionet, vrapova drejt krevatit të tij, kur më hodhi krahun mbi kokë, aty kuptova se nuk po ëndërroja. Max më tha se kishte dëgjuar çdo gjë gjatë gjithë kohës”, shprehet Lucrezia.

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS