Humbja e një pune është stresuese
Punët tuaja janë shumë më shumë sesa thjeshtë mënyra si ju krijoni jetën tuaj. ato influencojnë mënyrën se si ju e shihni veten, po ashtu si edhe mënyrën se si të tjerët ju shohin ju. Puna ju jep ju një strukturë, synime dhe kuptim. Kjo është arsyeja pse humbja e një punë është një nga gjërat më stresuese që ju mund të përjetoni. Përveç humbjes së të ardhurave, humbja e një pune gjithashtu shkakton humbje të tjera të mëdha,
disa prej të cilave madje do të jenë të vështira për tu përballuar:
-Humbja e identitetit profesional
-Humbja e vetë- vlerësimit dhe vetë- besimit
-Humja e rutinës së përditëshme
-Humbja e aktiviteteve të qëllimshme
-Humbja e sensit të sigurisë
-Hidhërimi është normal pas humbjes së një pune
Hidhërimi është një përgjigje natyrale për humbjen, dhe kjo përfshin edhe humbjen e një pune. Humbaje e një pune ju detyron jut ë bëni ndryshime të të shpejta. Ju mund të ndjeheni të inatosur, të lënduar, në panic, të përjashtuar dhe të frikësuar. A që ju duhet të dini është se këto emocione janë normale. Ju keni çdo të drejtë të jeni I mërzitur, kështu që pranojini ndjenjat tuaja dhe lehtësojeni veten. Gjithashtu kujtoni që shumica, nëse jo të gjithë njerëzit e suksesshëm kanë përjetuar dështime më të mëdha në karrierat e tyre. Por ato I kanë ndryshuar krejtësisht këto dështime duke mbledhur forcat, duke mësuar nga kjo eksperiencë, dhe duke provuar përsëri. Kur ju ndodhin gjëra të këqija- ose ngeleni të papunë- ju mund të bëheni më të fortë dhe më elastikë në proçesin e tejkalimit të tyre.
Këshilla për përballimi e stresit të humbjes së punës:
1. Përballuni me ndjenjat tuaja
Frika, depresioni, dhe ankthi do tjua bëjë më të vështirë kërkimin për punë, kështu që është e rëndësishme të përshtateni aktivisht me ndjenjat tuaja. Njohja dhe sfidimi I mendimeve negative do tju ndihmojë të pranoni humbjen dhe të vazhdoni përpara.
2.Mbijetojuni valëve emocionale të papunësisë
Shkruani për ndjenjat tuaja. Shprehni çdo gjë që ju ndjeni rreth të qënit I papunë, duke përfshirë gjërat që ju do të donit ti kishit thënë shefit tuaj. Pranoni realitetin. Përpiquni ta pranoni situatën. Sa më shpejt e bëni këtë, aq më mirë shpejt mund të përparoni në fazën tjetër të jetës tuaj.
3.Kërkoni mbështetje tek njerëzit që besoni
Ndajeni atë nëpër të cilën po kaloni me njërëzit që doni dhe ju besoni. Kërkoni mbështetjen për të cilën keni nevojë. Mos u përqipni ta përballoni vetëm stresin e humbjes së punës. Shmangeni tendencën për tu izoluar!
4. Bashkohuni me një klub pune
Persona të tjerë që kërkojnë punë mund të jenë një burim I paçmueshëm inkurajimi, mbështetje dhe drejtues për gjetje pune. Duke qënë rreth kërkuesve të tjerë për punë mund të jetë motivuese, dhe ju sjell energji.
0 comments:
Post a Comment