Shumë njerëz i shikoj dhe dëgjoj të shfaqin frikë të shfaqin vetveten duke e pranuar atë me të gjitha të mirat dhe të këqijat që mbartin.Po kur përpiqen të imitojnë të tjerët-at po veten e tyre për kur e lënë ta shfaqin apo nxjerrin në pah?Jeta është e mbushura me shumë të papritura dhe asnjëherë nuk i dihet se sa mund të zgjati prandaj është më mirë të shfaqim,shprehim dhe mendojmë ato që kemi të mbjella brenda qenies dhe shpirtit tonë.
Ju lutem mos e ndërtoni jetën tuaj mbi dëshirat dhe ndjenjat që kanë të tjerët për juve,mos e lejoni këtë gjë kurrë.Sado të varfër që të jeni askujt nuk mund ti përuleni deri në atë pikë sa të ndryshoni dhe veproni për të përmbushur qëllimet dhe përvojat që të tjerët duan dhe jo ato që juve kultivoni dhe rrisni çdo ditë nga pak që nga çasti i startimit të jetës tuaj.Kurrë mos merrni mbi supe gabimet e së shkuarës,paragjykimet sepse ato jo vetëm që ju rëndojnë shpirtin por nuk ju lënë të shikoni qartë atë që duket e kristaltë.
Nëse tek e shkuara nuk mundeni të ndreqni asgjë përse po vazhdoni të jetoni ende atje.Jeta është tepër e shkurtër ose tepër e gjatë gjë që nuk e dimë,por e vetmja gjë që dimë është se neve jemi njerëz dhe duhet ta jetojmë atë ashtu siç kemi ardhur të projektuar nga fati dhe dashuria VETVETJA. A nuk është e mrekullueshme askush nuk është si neve në botë dhe po të kërkosh,askush ska cilësitë dhe të veçantat që ka shpirti tonë brenda tij por për ti zhvilluar dhe rritur ato duhet origjinalitet dhe sjellje e natyrshme spontane jo kopje e të tjerëve sepse të tjerët nuk lodhen apo sforcohen për të bërë atë që bëjnë pasi brenda tyre kanë të kultivuar ato cilësi dhe aftësi atëher përse mos të kultivojmë dhe ne të njëjtat gjëra?.Shpesh dëgjoj të thuhet:Unë kështu jam nuk ndryshoj dot.Lind pyetja:Nuk i pranon ndryshimet pozitive për mirë brenda vetes tënde?Askush nuk e mohon dot përgjigjen.Atëher përse nuk ja fillon që nga ky çast përse nuk fillon të pranosh veten,ta falësh atë dhe gabimet që nuk mund të kthehen më por thjesht duhen pranuar dhe të nxjerrësh mësimet e duhura që mos të përsëriten më e mbi të gjitha të duash veten dhe ti tregosh dhe të tjerëve se unë jam ky-kjo dhe si unë askush nuk mund të jetë tjetër,kush arrin të lexoj sytë e shpirtit tënd arrinë të futet brenda jush duke ju pranuar ashtu si jeni,kush arrin të mjaftohet me gjykimet dhe paragjykimet që i përkasin të shkuarës e largët e cila egziston vetëm në ngrimcat e hijeve të kujtimeve e ka vlerësimin dhe respektin për veten tepër të dobët dhe të cekët duke gjykuar vetëm cektësinë dhe jo brendësinë që përmban shpirti tënd për këtë kurrë mos u dëshpëro,është më e trishtueshme të mos shfaqni atë që jeni se sa të tregoheni në realitet se kush jeni dhe çfarë cilësish dhe vlerash keni duke vënë kështu në pah dhe të metat pse jo.
Askush nuk është perfekt,marrëzia e njerëzve është se kujtojnë se janë perfekt-e.Gjepura të gjithë gabojmë por shumë pak falin,të gjithë dashurojnë por shumë pak arrijnë ta bëjnë dhe pas zhgënjimeve,mund të na falin por po nuk e bëri vetja tonë kjo pak rëndësi ka,Shumë pak njerëz janë besnik dhe të sinqertë ndaj vetes për ta ruajtur këtë sinqeritet dhe besnikëri dhe me të tjerët dhe ankohemi pastaj përse më tradhëtuan,përse më gënjyen,kur ti vet je ai-ajo që ja lejon vetes tënde këto vlera negative të përshkohen brenda teje.
Poeti i madh shqiptar Azem Shkreli në një vjershë të shkurtër thotë: “Nëse do të takoheshim me veten sy më sy, a do të ishim përqafuar apo do të ishim pështy“. Kjo poezi shumë mirë na e bënë me dije se, nëse dëshirojmë të jemi vetja e jonë kudo dhe me gjithkënd që jemi, ai apo ajo që vërtet jemi, së pari duhet të takohemi me veten sy më sy, të ballafaqohemi dhe t’i qërojmë hesapet me veten.
This comment has been removed by the author.
ReplyDelete