Home » » Paragjykimet!Vrasje të Heshtura.

Paragjykimet!Vrasje të Heshtura.


Është kaq e vogël kjo jetë saqë nuk ka vend për zemërime dhe çaste për të humbur duke u varur nga ky fenomen i ashtëquajtur Paragjykim.Njerëzit mbartin mbi supet e tyre shumë frikë,ankth,stres  ky i fundit shpesh herë i kalon edhe në shkallë depresioni të pashmangshme që mund të rezultojnë fatale për ta-to.Të gjitha këto vijnë nga ky fenomen Paragjykimi.

Çfarë është në të vërtetë Paragjykimi?Vetëm fjalë që vijnë nga errësira,ligësia,dhe mendja e ngushtë  në arsyetim.Gabimet janë për ne njerëzit,askush nuk ka lindur perfekt dhe nuk ka për të lindur kurrë.Përse duhet që tja u vendosim në pah atëher gabimet kur nuk i njohim,kur nuk duam ti njohim apo kur nuk marrim mundimin për ta bërë këtë gjë?Nga mund të llogaritim ne se si e ka pasur hallin ai njeri në kohën që e ka bërë atë gabim a mos jemi profet,apo zoti?Do thoja që është absurde ta mendosh një gjë të tillë jo më ta thuash është kryebudallallëk.

Kaq vaj ju shkojnë punët këtyre njerëzve në jetën e tyre jam kurjoz ta di saqë merren duke paragjykuar edhe jetën e të tjerëve?Nuk e besoj se ka njeri që nuk gabon por gabimi më i rëndë është pikërisht ky plumb i heshtur që del përmes fjalëve nga goja Paragjykimi.

Thjeshtësia,ndershmëria dhe sinqeriteti janë ato vlera që e ndjekin njeriun e mirë dhe pozitiv në jetë.Nëse humbet njërën nga këto quhesh i pavlerë.Nëse këto i ke dhe merr një rrugë që kujton se të nxjerr gjatë por e ndërpret duke të nxjerë shkurt përse duhet të paragjykohesh?A nuk ke të drejtë edhe ti të jetosh pa u paragjykuar?A  nuk ke të drejtë dhe ti të ndërtosh lumturinë dhe qetësinë tënde nën këto vlera?A nuk ke të drejtë dhe ti të të kuptoj dikush dhe të të qëndroj pranë duke të pranuar me gjithë gabimet që ke bërë?

Lindin kaq shumë pyetje të mëdhaja nga disa fjalë të vogëla saqë shpesh vrasin dhe prekin ndërgjegjien e njerëzve që e kanë atë dhe këto vijnë nga njerëzit që ndërgjegjien e kanë të errësuar.

JU LUTEM JETONI DHE LINI TË JETOJNË,MJAFTË MË ME PARAGJYKIME

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS