Te gjithe e presin me padurim festen e
Shen Valentinit.Dikush mendon te bej nje dhurate te vecante,dikush tjeter mendo
ta bej ate qe ka ne krahe sa me te lumtur.Ne njefare menyre mendoj se kjo feste
eshte tabu e cila ka ngelur qe nga koha e lashte sepse dashuria nuk tregohet
vetem nje dite,por cdo cast,cdo sekond,cdo ore,minut apo dite.
Ndoshta propaganda mediatike qe I bejne
kompanite,dyqanet apo butiqet e ndryshme duke reklamuar produktet e tyre e
bejne kete feste edhe me joshese dhe interesante.Natyrshem lind pyetja: Por kur
njerezit nuk munden te bejne dhurata domethene se nuk duhen dhe dhurojne
dashuri?Sic duket nuk eshte realisht keshtu dhe kjo feste Shen Valentini eshte
thjesht nje dite e zakonshme si gjithe te tjerat me te vetmin ndryshim qe
njerezit bejne dhurata mjaft te shtrenjta duke prishur sa me teper leke.
Nuk e ushqejnë dhuratat e shtrenjta dhe ditet
e shenuara ndjenjën e vërtetë,mendoj se e ushqejnë sinqeriteti,shprehja e saj
ne forme sa me te thjeshte
e ndjekur nga fjale te ngrohta te shoqeruara keto dhe me disa xheste te vogela
qe marrin permasa shume te medhaja dhe domethenese.
Pra te dashur miq mos u shqetesoni mjaft
per daten 14 Shkurt,nese jeni te dashuruar mos lini ate dite qe tja tregoni te
dashures-it dashurine por zgjidhni cdo cast dhe cdo dite per ta theksuar dhe
ngjyrosur me ngjyra te ndezura thjeshtesie dhe ndjenjash te pasterta qe burojne
nga shpirti.Nese jeni vetem mos u deshperoni thjesht ndjehuni ne paqe me veten
dhe beni durim se shume shpejt keni per
ta gjetur dike qe tju plotesoj shpirterisht jo materialisht sic po shikojme
moden e fundit qe ka dale dhe po zbatohet nga shumica derrmuese e njerzve.
0 comments:
Post a Comment