Dikur një plak i vjetër me plis që ishte i pashkolluar më la një amanet. Ai më tha :,,Dashtë Zoti me na i qel sytë se na i ka mbyll krejt paraja. Sot më shumë sesa duhet njerëzit janë dhënë pas parasë. Ti ruaju fort bir, se paraja ia merr fytyrën njeriut e ia thyen qafën. Paraja e bënë njeriun me ia lëpi këpucët hasmit, e detyron njeriun me hanger mu... e me thënë sa e shijshme qenka. Ka ndodh që për para babai i ka ra plumb evladit e evladi babait.
Një thënie thotë: Lufta bëhet për Femra dhe Para.Lind pyetja,po misioni human ku e ka ndalur rrugëtimin e tij?Mos ndoshta tek lufta për para?Shikojmë se jemi qenie njerëzore por shumë pak mes nesh arrijnë ta ndiejnë veten të tillë sepse paraja i ka verbuar i ka bërë barbarë,të egër,harbut,hipokrit,mendjemëdhenj dhe shumë forma të tjera të ligësisë të cilat shfaqen në formën e paligjshme të vjedhjes,vrasjes,plagosjes,përdhunimit,djegies etj.Fenomene këto që mbushin përditë kronikat e zeza të televizioneve,gazetave dhe mbarë mediave të vendit tonë.
Për popullin tonë dikur është folur se familjen e kemi çmuar si një diamant rrezatues edhe në errësirë por sot ky pohim nuk vlen më kur vëllai e shikon motrën me vlerë monetare,babai-nënën dhe arrijnë në vrasje,sherre me motive banale.Nuk jam kundër lekut por më intrigon fakti që ky i prish njerëzit me shumicë duke i nxjerrë nga natyra e tyre.
A mos vallë blihet edukata me para,a mos vallë blihet dashuria me para,a mos vallë blihet shëndeti me para,a mos vallë blihet familja me para?E mijëra pyetje të tjera që presin një përgjigje JO!Përgjigje kjo që na vërteton se paraja e fituar në mënyrë të ndershme sa për të jetuar kënaqëshëm pa ja shtrirë askujt dorën,pa shkelur mbi të tjerët,pa vrarë,vjedhur apo përdhunuar të tjerat vetëm kjo lloj pasurie është e nevojshme për njeriun.
Shifrat dhe realiteti na tingëllon krejt ndryshe.Na japim të kuptojmë se interesi dhe paraja është ajo që na rrotullon botën dhe vendin tonë.Me para i ke dyert e hapura kudo institucionet,e drejta gjithçka duke e shëndërruar të padrejtën në drejtësi.Madje dhe shumë femra janë shumë të lehta për tu arritur nëse ke para.
Mos vallë po merr edhe Dashuria vlerën e parave?Por kjo smund të cilësohet si ndjenjë e zgjeruar dhe unike që buron nga shpirti,kjo është vogëlsi shpirtngushtësi dhe babëzi e shëndërruar në interes.
Disa fjalë janë shumë të dhimbshme për tu thënë dhe pranuar por fatkeqësisht shprehin realitet.
Përfshirja në përmasa e njerëzve tanë në trafikime dhe tregtime drogash të përziera me helme minjsh, me vajza minorene që i shndërrojnë në prostituta, në huadhënie me fajde (kamata) marramendëse, në ryshfete në dëm të të pafajshmëve është për t’u vajtuar, në të njëjtën kohë për t’u goditur pa mëshirë me forcën e institucioneve tona dhe me ortarinë dhe me kritikat tona qëllimmira
Shpesh mendoj cili është synimi i disa njerëzve që tregojnë haptas labirintet e tmerrshme të shpirtit të tyre duke hyrë të maskuar në pronat e të tjerëve e duke torturuar e shpesh vrarë pronarët, apo i atyre vajzave me bukuri përrallore e me prejardhje nga familje fisnike që bashkë me shërbimet e tyre profesionale shesin tek punëdhënësit e tyre edhe trupin apo bëjnë foto si Adami e Eva, të mbuluar vetëm me gjethe, e ia shpërndajnë botës përmes internetit apo i disa mediave që në emër të qytetërimit mbjellin edhe tek fëmijët tre vjeçar dëshirën për erotikë e romantizëm. Ndoshta llogarisë gabim por nuk më del rezultat tjetër përveç se PARAJA.
0 comments:
Post a Comment