Home » » Një pedofil tjetër në Tiranë, abuzon me të miturën në ashensor!

Një pedofil tjetër në Tiranë, abuzon me të miturën në ashensor!


Ngacmon të miturën në ashensor, rrihet i moshuari. Një 67-vjeçar është shoqëruar ditën e sotme në ambientet e komisariatit të policisë nr.3, pasi akuzohet se ngacmoi me veprime të turpshme një të mitur në ashensorin e një pallati në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Vajza 12-vjeçare njoftoi të ëmën e saj e cila e revoltuar doli në oborrin e pallatit.

E tmerruar dhe nga ngjarjet e ditëve të fundit në lidhje me pedofilinë, gruaja ka nisur të godasë me grushte dhe shkelma të moshuarin ndërsa njoftoi policinë e cila e shoqëroi atë në komisarit.

Mësohet se 67-vjeçari ka abuzuar me të miturën duke e prekur në vende të ndryshme të trupit dhe duke tentuar të puthë vajzën.

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS