Home » » “Vejusha-Fantazmë”!

“Vejusha-Fantazmë”!


Fshatarët e tmerruar në Tambon Tha Sawang, duke mos patur rrugëzgjidhje tjetër janë detyruar të varin këmisha të kuqe para shtëpive të tyre për të shmangur vejushën-fantazmë, e cila sipas tyre muajin e shkuar ka marrë jetën e më shumë se 10 burrave fenomenikisht të shëndetshëm… Njerëzit deklaruan para gazetarëve se burrat kanë vdekur në mënyrë të mistershme, disa tek flinin, ndërsa ca të tjerë tek ecnin… Mjekët thanë se burrat kanë vdekur si pasojë e problemeve që kishin me frymëmarrjen. Mirëpo një shpirt-medium i ardhur në fshat me kërkesë të banorëve u tha se vejusha-fantazmë ose siç njihet ndryshe pee mae mai, përgjegjësohej për vdekjet e ndodhura. Në vazhdim, mediumi i këshilloi banorët që të varnin nga një këmishë të kuqe para banesave të tyre me qëllim që të largonin shpirtin e keq. Gjithashtu, u tha se familjet që kanë djem të vetëm duhet të jenë shumë të kujdesshme, pasi vejusha-fantazmë mundësisht do t’i vizitojë së shpejti.

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS