Home » » Akullore me krem e lëng të vakët manaferrash! Mënyra e përgatitjes...

Akullore me krem e lëng të vakët manaferrash! Mënyra e përgatitjes...

Përbërësit:

6 të verdha vezësh
6 lugë sheqer
2 shportëza manaferra
½ panë e freskët
2 lugë sheqer

Përgatitja:
Rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin; rrahim veças edhe panën, pastaj i përziejmë së bashku me shumë kujdes. Mbushim me përzierjen një formë plumcake dhe e fusim në ngrirje për 2-3 orë. E nxjerrim akulloren nga forma duke kaluar thikën gjatë buzëve të stampës dhe duke e zhytur, deri tek buzët për disa sekonda në ujë të valë. Për salcën, hedhim në një tigan manaferrat me 2 lugë sheqer e 2 lugë ujë. I nxehim pak minuta, i grijmë dhe e shërbejmë të nxehtë në një tas të vogël, së bashku me akulloren.

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS