Home » » 2 vjecarja me tumor të rrallë, përpjekja për shpëtimin e vogëlushes!

2 vjecarja me tumor të rrallë, përpjekja për shpëtimin e vogëlushes!

TVNews 24, i cili publikoi lajmin e Mejsit të vogël, 2-vjecare që vuan nga një formë e rrallë tumori rreshtohet i pari ndër kontributorët që i përgjigjen thirrjes së familjes së të miturës për të shpëtuar jetën e saj. 

I gjithë stafi i televizionit më të madh informativ në vend, gazetarë të faqes online BalkanWeb, Radio RASH, Gazeta Shqiptare si dhe gjithë punonjësit e tjerë hedhin kontributet e tyre modeste në një kuti të vendosur në hyrje të institucionit. Kjo shumë parash më pas do ti dorëzohet familjes, për të ndihmuar sado pak në plotësimin e shumës prej më shumë se 40 mijë euro për operimin e Mejsit.

Sakaq kësaj nisme i është bashkangjitur edhe Forumi Rinor Kristian Demokrat, të cilët pasi kanë dëgjuar apelin e nenës së Mejsit kanë vendosur që në mënyrë vullnetare të ndahen në 3 grupe dhe të sensibilizojnë qytetarët për të shpëtuar jetën e vajzës së vogël.
“Jemi ndarë në 3 pika kryesore. Pika e parë është tek 'Parku Rinia', duke menduar dhe munduar të ndalojmë njerëzit që preken nga historia e Mejsit. Një tjetër grup është në fillim të rrugës “Myslym Shyri” dhe një tjetër tek Parku i Liqenit Artificial. Ne bëjmë thirrje që thjesht me sa të munden qytetarët të kontribuojnë. Nuk kemi vënë kushte dhe cdo ndihmë që është dhënë është pasqyruar tek lista, me emër dhe ndihmën përkatëse dhe lista pastaj do i dorëzohet familjarëve të Mejsit. Fushata filloi fillimisht në zyrat tona. Ne gjithë si anëtarë kontribuam me mundësinë që kemi, duke filluar që nga funksionarët më të lartë të partisë, duke zbritur pastaj dhe tek ne si forum rinor. Më pas nga partia u zhvendosëm në terren për të bërë maksimumin për mbledhjen e ndihmave që Mejsit të vogël i duhet”, u shpreh Ornela Gjini, Forumi Rinor Demokristian.

Familja Xhaxhaj është e gatshme të shesë edhe shtëpinë e saj për të kuruar vajzën, por as kjo shumë nuk mjafton për të kryer operacionin. Ndaj familja Xhaxhaj bëri apel për ndihmë drejtuesve të Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe kujdo biznesmeni qe ka mundësi ta ndihmoje atë.

Familja e Mejsit lë një numër kontakti për të gjithë personat që dëshirojnë të kontribuojnë për të kuruar Mejsin e vogël, ndërsa Banka Credins ka hapur edhe një numër llogarie ku mund të kontribuojë kushdo.

Numri i llogarisë së celur në bankën Credins është 000000460931 në euro.

Mejsi është e prekur nga një tumor i rrallë që rrezikon ti marrë shikimin dhe më pas edhe jetën. Historia e dhimbshme nisi para 1 viti kur pas ekzaminimeve prindërit mësuan për fatin e keq të vajzës. Familja Xhaxhaj thotë se shpëtimi i vajzës së tyre është i mundur vetëm nga një operacion i specializuar në Gjermani.

Familja jep këtë numër kontakti për ndihmë për këdo që ka mundësi të kontribuojë. Nr. kontakti 0693737533. Ndërsa në Credins Bank është hapur ky numër llogarie për të kontribuar 000000460931.

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS