Home » » Balotelli lidhje me ish-sekretaren Berlusconit!

Balotelli lidhje me ish-sekretaren Berlusconit!


Nga modelja belge, Fani Neguesha, tek e shumëpërfolura Nikol Mineti, që ka pasur një histori dashurie edhe me Ronaldon. Sulmuesi kuqezi ndryshon partnere

Mes dy vetëve që zihen, e treta... kënaqet. Fani Neguesha, pas luftës me foto të postuara në “Facebook” dhe “Twitter”, kundër ish-rivales, Rafaela Fiko, nuk është më bashkëshortja e Mario Balotelit. Lajmi doli përpara dy ditëve në mediat italiane dhe më saktësisht “Gazzetta dello Sport”, sipas së cilës, SuperMario s’është më i tërhequr nga raporti me modelen belge, të cilën e njohu në Angli, kur luante tek Mançester Siti. Sulmuesi i Milanit, që nuk e ka përjetuar ndarjen si një dramë, pasi vazhdon të mos shkojë të vizitojë vajzën e tij, Pia, që lindi nga raporti me ish-protagonisten e një prej “Grande Fratello” më të ndjekur,  Rafaela Fiko, duket se ka vënë nën shënjestër të shumëpërfolurën Nikol Mineti. Bëhet fjalë për ish-këshilltaren e Berslukonit, presidentit të Milanit dhe ish-kryeministër. Madje, Mineti u akuzua si pjesë e planeve seksuale të ish-numrit “1” të Italisë, në lidhje me skandalet e tij. Mineti, që aktualisht po përjeton një histori dashurie, ka një të shkuar me futbollistët, sidomos me Kristiano Ronaldon, me të cilin ka qenë në krevat dhe, për revistat, ka thënë se “nuk është ndonjë gjë e madhe”.


0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS