Home » » Facebook, shkaktari i psikopatisë!

Facebook, shkaktari i psikopatisë!


Facebook shkakton episode psikopatie dhe zhgënjimesh. Kështu bën të ditur një studim mbi rrjetin social Facebook dhe rrjete të tjera sociale. Shkencëtarët izraelitë nuk hedhin poshtë tezën se Facebook mund të të cojë dhe në gjendje çmendurie.

Kërkuesit nga Universiteti i Tel Aviv kanë vënë re se tek pacientët që kanë trajtuar është vënë re se kanë shfaqur varësi ndaj internetit, ndaj lidhjeve virtuale që kanë kultivuar në faqet e rrjeteve sociale.

Dhe kështu pjesmarrësit në këto rrjete shfaqin probleme me vetminë.

Doktor Uri Nitzan nga Universiteti i Tel Aviv tha se: 'Nëse përdorimi i internetit përhapet gjithmonë e më shumë, do shtohen dhe psikopatologjitë. Komunikimi me kompjuter si Facebook jane një pjesë e rëndësishme e kësaj historie.

Studimi mori jetë pas një vëzhgimi të rreptë që doktori u bëri 3 pacientëve të tij.

Këta pacientë kishin lidhje virtuale në internet, që edhe pse ishin pozitive në fillim i bënë të ndjehen, të lënduar në ndjenja, në një intimitet tepër të ndrydhur dhe deri në tradhti.

'Në cdo rast, ata paraqisnin simptoma si ankthi, zhgënjime të herëpashershme, dhe intensifikonin komunikimin online dhe harronin atë real. Por, lajmi i mirë është që, secili nga ata pacientë që u trajtua më vete privatisht, kërkoi ndihmë dhe e rikuperuan veten me kujdes dhe trajtimin e duhur”, tha Nitzan.

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS