Kliko mbi foto ose mbi txt.
“Një numër i madh hakerësh nga e gjithë bota, disa prej tyre me emrin "Anonymous", kanë vendosur në shënjestër disa institucione të Shteteve të Bashkuara, në një ngjarje të quajtur “OpUSA”. Grupi i hakerëve islamikë Izz al-Din, i cili deklaron se qëllimi i tij është për të hequr videon “Pafajësia e Myslimanëve” nga YouTube, ka kryer me sukses disa
sulme ndaj bankave të mëdha amerikane për gjashtë muaj. "Anonymous" dhe disa grupe të ndryshme islamike pretendojnë se do të sulmojnë 9 faqe interneti të qeverisë amerikane në maj, duke përfshirë edhe ato të Pentagonit, të Agjencisë Kombëtare të Sigurimit, FBI-së dhe Shtëpisë së Bardhë, së bashku me mbi 130 faqe bankash, si ato që i përkasin Bankës së Amerikës, Capital One dhe TD Bank. Qeveria amerikane nuk është e shqetësuar.
0 comments:
Post a Comment