Home » » Pedagogët: "Blini librat tonë, ndryshe do ngeleni"!

Pedagogët: "Blini librat tonë, ndryshe do ngeleni"!

Klikoni foton ose Txt poshtë


Pedagogët iu kërkojnë studentëve të blejnë librat e tyre, përndryshe i penalizojnë ata. Ky fenomen po ndodh gjithmonë e më shumë në shumicën e fakulteteve në Tiranë. "Pedagogia erdhi në orën e parë të mësimit me 100 tekste të saj.
Ajo vendosi në secilën bangë nga një tekst dhe na kërkoi shumën prej 800 lekësh që përkonte me çmimin e librit të saj. Studentët që nuk kishin aq të ardhura me vete u penalizuan që nga ai moment me notën". Kështu u shprehën studentët për një pedagoge në fakultetin e shkencave sociale.

Një fenomen ky që po rritet dita ditës edhe në fakultete të tjera në Tiranë. Studentët po ankohen dita ditës se ndodhen nën kërcënimin e pedagogëve të tyre për blerjet e teksteve të botuara nga vetë ata duke mos i lënë hapësirën atyre për të vepruar të lirë dhe të vullnetshëm në proçesin e arsimimit të tyre.

Gjithashtu një problem shqetësues tjetër është edhe ai i dërgimit të teksteve nga ana e pedagogëve në gjuhë të huaj me anë të shërbimit e-mail duke mos e marrë mundimin për ti përkthyer ato por duke ja u nisur të gatshme nga interneti.

Arsimi i lartë po plagoset dita ditës nga përfitimet vetjake të pedagogëve të veçantë, ndërsa presonat përgjegjës janë bërë palë me ata që shfrytëzojnë dijet e tyre për të vënë disa para më tepër mënjëanë. Gjithçka "në kurriz" të buxhetit të varfër të studentëve dhe arsimit cilësor.

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS