Joanne Chesimard, e akuzuar se ekzekutoi në stil mafioz një polic në shtetin e Nju Xhersit, është një anëtare e Ushtrisë për Lirinë e Njerëzve me Ngjyrë, një organizatë radikale racore, e futur në "listën e zezë" të organizatave terroriste.
Krimi i Chesimard ndodhi 40 vjet më parë, por ndërsa prej dekadash ajo është e shpallur në kërkim, këtë të premte u përfshi në listën e dhjetë më të kërkuarve nga FBI, për shkak të terrorizmit.
"Ajo është absolutishty një rrezik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës", u shpreh në shtypin amerikan agjenti i FBI-së, Aron T.Ford.
Tupac Shakur u vra në moshën 25-vjeçare një shkëmbim zjarri të ndodhur në shtator 1996, ndërsa gëzonte kulmin e suksesit në karrierën e tij muzikore.
Halla e Tupac, aktualisht besohet se ndodhet e fshehur në Kubë, një shtet që nuk ka marrëveshje ekstradimi me SHBA-të.
0 comments:
Post a Comment