Home » » Sa më shumë qesh, aq më shumë dobësohesh !!

Sa më shumë qesh, aq më shumë dobësohesh !!


Ajo nuk mund të jetë zgjidhja përfundimtare për obezitetin, por sigurisht një ndihmë e mirë në luftën kundër kilogramëve shtesë. Pasi të qeshësh shpesh,konsumon shumë kalori, sipas një studimi të fundit britanik.I cili konkretizon se nëse do mund të qeshnim deri në një orë në ditë, (hipotezë e pamundur kjo, por që megjithatë merret parasysh nga autorët e studimit), do të binim në peshë, njësoj sikur të kishim ngritur pesha për gjysëm ore të tërë.Një e tillë “terapi të qeshure” gjatë rrjedhës së një viti, do të na bënte që të humbisnim deri në 5 kilogramë peshë.Por pse të qeshurit është një gjë e mirë?“Një shpërthim i sinqertë i të qeshurit, – thotë neuroshkencëtarja Helen Pilcher, – i jep përfitime trupit si të ishte duke bërë një mini-stërvitje aerobie. Zemra rreh më shpejt dhe rrit rrjedhjen e gjakut në të gjithë trupin, muskujt e gjoksit nisin të lëvizin pas zgjerimit të tij dhe zemra juaj punon më shumë”.Por sipas saj, përfitimet nga e qeshura nuk do përfundojnë vetëm këtu. Në një të qeshur, janë të përfshirë të paktën 15 muskujt e fytyrës, dhe ndaj përfitohet një shkëlqim i lëkurës. Sikundër dihet edhe fakti, se e qeshura stimulon prodhimin e endorfinës, hormonit që redukton stresin. Një orë e qeshur, konsumon rreth 100 kalori, ekuivalente me një çokollatë apo një qese patatinash.

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS