Home » » Keni dëgjuar ndonjëherë për historinë e shqiponjës se bardhë?

Keni dëgjuar ndonjëherë për historinë e shqiponjës se bardhë?


Shqiponja e madhe e bardhë jeton më gjatë se çdo zog tjetër, deri në 70 vjet. Por për të arritur këtë moshë duhet të marrë vendimin më të vështirë të jetës së saj. Legjenda thotë se në moshën 40-vjeçare kthetrat e saj forcohen dhe bëhen shumë të mprehta, krahët e saj shkurtohen dhe bëhen shumë të rënda dhe pendët rrallohen. Të fluturoj në këto kushte për të bëhet shumë e vështirë. E arritur në këtë pikë shqiponja ka vetëm dy rrugë: Ose të vdesë ose të përballet me një rinovim të dhimbshëm që zgjat të paktën 60 ditë. Proçesi i transformimit konsiston, të fluturoje në majën më të lartë të një mali duke qëndruar aty në një fole, nga ku për pak ditë nuk duhet të dali. Më pas shqiponja duhet të nisë të përplasi sqepin e saj kundër një shkëmbi derisa ta heqë. Pas kësaj duhet të presi sa ti dali një sqep i ri që do ta përdori për të shkulur pendët e dala përreth kthetrave. Me kthetrat e reja do të jetë përsëri në gjendje të përballojë një fluturim të rilindjes me një energji të rigjetur për të paktën dhe 30 vjet të tjera. Shumë herë në jetën tonë duhet të marrim një pushim për të reflektuar, ndoshta për të kuruar plagët, dhe pikërisht atëherë fillon proçesi i rilindjes që na lejon të vazhdojmë fluturimin drejt ëndërrave tona, duke u liruar nga zakonet e vjetra, nga vuajtjet që kemi pësuar, nga tradita dhe kujtimet që na dhembin. Nuk do t'ja dalim dot kurrë të fluturojmë derisa të rrimë të lidhur nga zinxhirët e së kaluarës. Vetëm nëse do zgjidhemi prej këtyre zinxhirëve do të rilindim dhe do të fluturojmë për shumë vite të tjera ashtu si shqiponja e bardhë.

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS