Home » » A e dini se bujaria i’u mbron zemrën?

A e dini se bujaria i’u mbron zemrën?


Bujaria jo vetëm e “ngroh” zemrën, por ajo iu ndihmon edhe te jetoni me gjate. Shkencëtaret kane analizuar ndikimin e altruizmit tek shëndeti fizik i 106 adoleshenteve. Ata u ndanë ne dy grupe. Te pareve iu kërkua te merreshin një here ne jave me aktivitete jashtë shkollore qe lidheshin me ndihmën ndaj fëmijëve ne nevoje. Ata duhet t’iu vizatonin, t’i ndihmonin me detyrat, etj, për një semestër te tere. Grupi i dyte duhet te priste semestrin e dyte për te bere këto aktivitete bamirësie.
Gjate kësaj kohe, studiuesit maten treguesin e masës trupore (IMC), kolesterolin si dhe panë gjendjen e tyre morale, humorin, etj.
Ndjeshmëria i bën mire IMC-se
Krahasimi i dy grupeve te nxënësve solli disa përfundime te rëndësishme. Grupi i pare kishte nivel kolesteroli dhe IMC me te ulet sesa grupi i dyte. Mirësia dhe bujaria luanin rolin e antidepresivit, sillnin me shume eufori dhe kjo pasohej me sekretim te serotonines.

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS