Home » » Ish e dashura i “vodhi spermën” për të mbetur shtatzënë

Ish e dashura i “vodhi spermën” për të mbetur shtatzënë


Një burrë ka ngritur akuzë ndaj një klinike mjekësore në SHBA duke e akuzuar atë se ish e dashura e tij vodhi spermën e tij për të mbetur shtatzënë, njofton media amerikane.

Layne Hardin thotë se Shërbimi Andrologjik i Teksasit i dha spermën e tij Toby Devall pa lejen e tij paraprake. Avokati i Hardin thotë se zonja Devall arriti të marrë spermën para se ta përdorte për të konceptuar fëmijën e vet në një klinikë fertiliteti. Klinika refuzoi të komentojë.

Fëmija është aktualisht dy vjeç dhe Hardin ndoshta mund të ketë detyrimin për të paguar për jetesën e fëmijës. Ai i tha një televizioni vendor se për pak sa kishte luajtur mendsh kur qe informuar se çfarë ndodhi.

Ky nuk është rasti i parë. Në vitin 2011, Joe Pressil nga Teksasi ngriti padi ndaj ish së dashurës dhe një klinike fertiliteti duke pretenduar se ajo pati përdorur spermën e tij për të mbetur shtatzënë pa lejen e tij. Në Gjermani, në një rast tjetër, burri është konsideruar përgjegjës për foshnjën, edhe pse sperma e tij ishte përdorur pa leje.

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS