Çfarë është vallë Bukuria?!


Bukuria nuk janë flokët e gjata, këmbët e holla, lëkura e nxëri dhe dhëmbët perfekt. Kini besim tek unë!

Bukuria është fytyra që ka qarë dhe tani qesh, bukuria është plaga që ke në gjunjë që atëherë që je rrëzuar kur ishe fëmijë, bukuria është fytyra që bën në mëngjes kur bie zilja e orës, është tualeti kur prishet pasi del nga banja, është e qeshura kur ti bën një batutë dhe e kupton vetëm ti, bukuria është shikimi kur sheh atë, dhe kur qan për problemet e tua, bukuria janë rrudhat e kohës...
Bukuria është gjithçka që provojmë brenda dhe manifestohet jashtë.
Bukuria janë shenjat që jeta të lë.
Bukuria është të lësh veten të jetosh, në sinqeritet dhe thjeshtësi.

Çfarë keni të shkruar në shuplakë të dorës?


Leximi nga shuplaka e dorës rrënjët e saj i ka që nga e kaluara e lashtë. Pavarësisht asaj nëse besoni apo jo në atë çka ju flet dora, leximi nga vijat e dorës para së gjithash është pjesë e kureshtjes dhe argëtimit të cilat i kanë adhuruar edhe paraardhësit tanë. Shplaka juaj e dorës ka tri vija kryesore. E dashurisë sëht në majë të shuplakës, vija e kokës në mes të shuplakës, ndërsa vija e jetës në fund të shuplakës. Me kalimin e jetës edhe vijat mund të ndryshojnë së bashku me personalitetin, qëndrimet dhe përvojat tuaja. Pra, jeta është ajo që përcakton pamjen e shuplakës, ndërsa nuk është shuplaka ajo që përcakton jetën tuaj. Për shembull, përvoja traumatike mund të krijojë ndërprerje të lehtë të vijës së kokës. Leximi i shuplakës së dorës nuk është parashikim. Po ashtu nuk do tju tregojë se çfarë do të ndodhë, por vetëm do tju përkujtojë diçka që ka ndodhur.

Vija e Dashurisë:

Vija juaj e dashurisë ka të bëjë me të gjitha emocionet dhe situatat që janë të lidhura me dashurinë. Është e vendosur mbi vijën e kokës dhe jetës, saktësisht nën gishta.

Nëse vija fillon menjëherë nën gishtin tregues, atëherë jeni të kënaqur me jetën tuja të dashurisë.

Nëse fillon nën gishtin e mesëm, tregon egoizëm dhe materializëm kur bëhet fjalë për dashurinë.

Nëse vija është e drejtë dhe e shkurtër, keni dëshirë të lartë seksuale dhe nuk jeni shumë romantik.

Nëse vija fillon menjëherë në mes gishtit tregues dhe të mesëm, do të thotë që zemrën tuaj e jepni shumë lehtë.

Nëse vija lëshohet teposhtë, do të thotë që e keni zemrën e thyer.

Nëse vija është e gjatë dhe e lakuar, do të thotë që i shfaqni lehtë emocionet tuaja.

Vija e cila është paralele me vijën e kokës zbulon personin që përballet mirë me emocionet e veta.

Nëse vija juaj është e valëzuar, jeni dashnor i mirë, por ju mungojnë lidhjet serioze.

Rrethi në vijën tuaj ka të bëjë me periudhën e depresionit në jetën tuaj.

Vijat e vogla apo të imta që shtrihen mbi vijën e dashurisë janë shenjë e fatit dhe lumturisë, ndërsa vijat që shtrihen nën vijën e dashurisë janë shenjë e zhgënjimit.

Vija e Kokës:

Kjo vijë nuk tregon se sa jeni të zgjuar, por mënyrën tuaj të të menduarit. Ajo tregon për besimet tuaja, moralin dhe qëndrimin e pëergjithshëm ndaj jetës. Vijat e kokës fillojnë menjëherë nën vijat e jetës.

Vija e shkurtër e kokës zbulon që dëshironi të punoni për arritjen e qëllimeve fizike, dhe jo mentale.

Vija e lakuar, respektivisht e lëshuar tregon kreativitetin.

Nëse vijat e kokës dhe të jetës janë tërësisht të ndara, do të thotë që shijoni aventurat dhe keni entuziazëm të madh jetësor.

Vija e valëzuar tregon që nuk mund ta mbani shumë vëmendjen dhe që nuk kënaqeni edhe aq shumë në mendimet e thella.

Nëse keni vijë të thellë e cila shtrihet horizontalisht nëpër shuplakë, do të thotë që jeni të fokusuar dhe që keni mendime të qarta.

Nëse keni rrathë ose kryq në vijën e kokës, do të thotë që keni kaluar nëpër kriza emocionale.

Vija e ndërprerë e kokës do të thotë që nuk jeni konsistent në mënyrën e të menduarit dhe që ndoshta keni pasur therje apo krizë nervore.

Vijat që kalojnë vijat e kokës tregojnë vendimet e rëndësishme në jetën tuaj.

Vijat e Jetës:

Ajo fillon në fund të shuplakës, në mes gishtit tregues dhe gishtit të madh. Shtrihet në kah fundi i shuplakës. Është e vendosur nën vijat e zemrës dhe kokës dhe shpjegon kualitetin e jetës suaj.

Vija e cila kalon pranë gishtit të madh tregon që shpesh jeni të lodhur.

Nëse vija është gjarpërore apo e lakuar, do të thotë që keni shumë energji.

Vija e gjatë dhe e thellë do të thotë që do të keni jetë të gjatë, të shëndetshme dhe vitale.

Nëse vija është e shkurtër dhe e cekët do të thotë që dikush tjetër drejton jetën tuaj.

Nëse vija është e drejtë dhe është pranë skajit të shuplakës, jeni të kujdesshëm kur bëhet fjalë për raportet ndërnjerëzore.

Nëse keni dy apo tri vija të jetës në shuplakë, do të thotë që jeni pozitiv dhe vital.

Nëse vija shkon në gjysëmrreth, keni forcë dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm.

Leximi nga shuplaka mund të jetë argëtim jashtëzakonisht zbavitës dhe me miqtë. Është e parëndësishme nëse e merrni atë seriozisht apo thjesht jeni kureshtar. Shikoni shplakën dhe kuptoni se çfarë flet për ju. Apo shikoni shuplakët e miqëve tuaj për të parë se cilat janë historitë e tyre.

Cristiano Ronalod Fundjavë Romantike me të fejuarën Irina!


Pas fitores së Ligës së Barcelonës, Cristiano Ronaldo ka vendosur të çlodhet me tennis. CR7 është shfaqur në tribunë në Madrid me të fejuarën e tij Irina Shayk. Një e djelë romantike për çiftin, me shumë puthje, buzëqeshje dhe përqafime.

Kliko këtu
-->











10 Sekretet për një takim të suksesëshëm me një vajzë - djalë!


Pasi të mësoni këto sekrete, ju nuk do të keni më asnjë vështirësi për të pasur një raport ideal. Takimet e këndshme do të forcojnë marrëdhënien tuaj dhe do t’i tregojnë partnerit që ju jeni një person interesant dhe tërheqës. Nuk do të keni nevojë për asgjë tjetër, përveç besimit në vetvete dhe këtyre 10 rregullave interesantë që duhet t’i ndiqni:
1. Jini të sjellshëm dhe alegro
2. Kujdes me përputhshmërinë
3. Zgjidhni veshjen e duhur
4. Dëgjojeni me vëmendje.
5. Mos dominoni në bashkëbisedim
6. Jini të qetë dhe të durueshëm
7. Jini realistë
8. Flisni rastësisht
9. Jini me edukatë
10. Komplimentet, çelësi i suksesit.

Si mund të përballoni atakun në zemër kur jeni vetëm?


Shumë njerëz janë vetëm kur vuajnë nga një atak në zemër dhe nuk kanë mundësi të ndihmohen nga të tjerët duhet të dinë si tja dalin vetëm. Ja disa këshilla konkrete: - Personi, zemra e të cilit rreh më shpejt se zakonisht ka 10 sekonda kohë përpara se të humbasë ndjenjat. Megjithatë këta njerëz mund të ndihmojnë veten e tyre duke u kollitur në mënyrë të fuqishme dhe të përsëritur. Para çdo kollitjeje duhet të merret frymë thellë dhe frymëmarrja duhet të jetë e zgjatur. Kjo proçedurë duhet të përsëritet çdo dy sekonda deri në çastin që të merrni ndihmën e duhur ose deri në çastin kur zemra fillon tju rrahi sërisht normalisht. Frymëmarrja e thellë çon oksigjenin në mushkëri dhe lëvizjet nga kollitja e ngushtojnë zemrën dhe e mbajnë gjakun në qarkullim.

Mosha e preferuar për tu martuar! Studim.

Kliko foton ose txt


Ndërkaq meshkujt martohen në moshën 29 vjeçare, ndërsa më parë, rreth viteve ‘90, martoheshin në moshën 26 vjeçare.
Dhe mesa duket nga ky ndryshim, avantazhin më të madh e kanë femrat. Për psikologen Med Jay, pedagoge në University of Virginia dhe autore e librit “Defining Decade”, theksohet se pjekja femërore ndodh mes moshës 20 dhe 30 vjeçare, ku shënohen edhe sukseset e para në karrierë.
Sipas saj femrat arrijnë të fitojnë më shumë, nëse martohen pas moshës 30 vjeçare. Dhe jo pak, mesatarisht ato sjellin të ardhura në shtëpi në masën 56%, në raport me ato femra që martohen afër moshës 20 vjeçare, pasi kjo periudhë cilësohet edhe si mosha më e papërshtatshme për tu martuar.
Duke u bazuar në rezultatet e studimit “Knot Yet”, përfitimet e femrave që janë mbi të 27 kur martohen janë më të mëdha, ashtu sikurse edhe stabiliteti i lidhjes.
Nga studimi i kryer në SHBA  tregohet se femrat që martohen në moshën 20 vjeçare fitojnë mesatarisht 30 mijë dollarë në vit, ndërsa ato që martohen rreth të 30-ve, arrijnë fitime mbi 50 mijë dollarë.
Bazuar në profilin ekonomik, meshkujt që nuk martohen kanë rezultate më të ulëta ekonomike, në raport me femrat që nuk martohen.

Trupi ndriçues mbi Podgoricë ndërronte formën dhe madhësinë!

Kliko mbi foto ose mbi txt me ngjyrë dhe vërej çfarë ndodh


Mbi kryeqytetin Malit të Zi më 9 maj, rreth orës 21 janë vërejtur dukuri të pazakonshme ndriçuese. Astronomi Igor Dajkoviq pohon s kjo dukuri nuk është astronomike, shkruan“Vijesti”, punëtorë të të cilës gazetë pohojnë se vetë anë qenë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje të parëndomtë.
 -Nga pozita shkencore them se kjo nuk është dukuri astronomike. Ajo ka lëvizje të parregullt, ka thënë Dajkoviq pas analizës së fotos.
Dukuria e vërejtur ka pasur ngjyrë shumë të theksuar portokalli e trupi ndriçues në çdo 2 – 3 minuta ka ndërruar formën, madhësinë, drejtimin dhe shpejtësinë e lëvizjes. Dajkoviq thotë se nuk mund të bëhet fjalë për trup të fortë, të paktën sipas njohurve të deritashme shkencore
Ai ka përkujtuar se mbi Suedi tash e disa vite ndodh dukuri e njëjtë me këtë që u pa në Podgoricë.
Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS